Meta: Në 8 maj, t’i kthejmë Tiranën qytetarëve
Gjatë një takimi me strukurat e LSI-së në Tiranë, konkretisht në njësinë bashkiake numer 9, kreu i saj Ilir Meta ka deklaruar se në datën 8 maj duhet ti kthehet qytetarëve Tirana.
“Ky qytet ka 11 vjet që është pa plan urbanistik.Rama e filloi si bojaxhi dhe e mbaroi si lyrës trotuaresh. LSI do të sjellë një mënyrë të re të funksionimit të Këshillit Bashkiak.Qytetarët, vendimarrësit e zhvillimit të qytetit. Bashkia në shërbim të qytetarëve. Bashkia jo lavatriçe per paratë e krimit të organizuar. Aleanca për qytetarin do të jetë fituese për zgjedhjet".
Me të njëtën mesazh, ditë më parë ndërsa LSI ka çelur fushatën zyrtare për zgjedhjet e 8 majit në kryeqytet, Meta deklaroi se ka ardhur koha që buxheti i kryeqytetit të përdoret për problemet e Tiranës.