E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidroge kapen 200 kg kokaine disa te arrestuar

GJIROKASTER- Nje operacion nderkombetar antidroge i shtrire ne tre vende Shqiperi Belgjike dhe Spanje ka perfunduar me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e 200 kg kokaine. Operacioni eshte zhvilluar ne bashkepunim mes policise se Gjirokastres dhe Porkurorise se Krimeve te Renda duke bere te mundur sekuestrimin e sasise me te madhe te kokaines te kapur ndonjehere. Mesohet se eshte arrestuar pronari i firmes qe tregton kroasant Merentino dhe disa bashkepunetore te tjere. Droga futej ne fuci te vajit te palmes vaj qe perdoret per prodhimin e kroasanteve. Me pas nepermjet nje solucioni behej dhe ndarja e kokaines nga vaji i palmes. Pritet qe me vone drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj te dale ne nje konference per shtyp dhe te beje publike me shume detaje rreth operacionit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›