Tension ne KQZ shtyhet mbledhja - Socialistet nuk largohen nga salla

Komisioni qendror i zgjedhjeve njoftoi se mbledhja e planifikuar per sot do te zhvillohet neser. Kjo eshte hera e dyte qe KQZ-ja shtyn mbledhjen e radhes ku pritej te diskutohej per rezultatet e zgjedhjeve vendore te Tiranes. Mbledhja e njoftuar pritej te diskutonte se cfare do te behej me fletet e rregullta te votave per kryetarin e bashkise te hedhura gabim ne kutite e keshilltareve.
Kryetari i KQZ Arben Ristani pezulloi mbledhjen sepse sic u shpreh ai salla e mbledhjeve u pushtua nga deputetet socialistet te cilet benin zhurme duke perplasur kembet ne dysheme dhe duke hedhur fjale fyese drejt komisionereve. Ky eshte nje presion i hapur politik dhe ne keto kushte KQZ nuk mund te punoje i qete - tha ai.
Nderkaq deputeti i Partise Socialiste Fatmir Xhafa tha se ligjvenesit opozitare erdhen te ndjekin nga afer mbledhjen per te penguar ndryshimin e rezultatit te Tiranes dhe per te pare diskutimet mbi nje projekt-vendim rreth menyres se si do te trajtohen fletet e votimit per kryetar te gjetura ne kutite me ngjyra te tjera. Me heret ne mbledhjen e mengjesit kryetari i KQZ Ristani tha se shume komisione zonale kane kerkuar ndihme nga KQZ se si duhet te trajtojne disa dhjetera flete te rregullta votimi per kryetarin e Tiranes qe jane gjetur ne kutite per minibashkite dhe keshilltare.
Partia Demokratike i ka kerkuar KQZ qe te numeroje si te vlefshme fletet e regullta te votimit te cilat gabimisht jane hedhur ne nje kuti me ngjyre tjeter. Por socialistet kembengulin qe fletet e hedhura ne kuti te ndryshme te mos perfillen si te rregullta dhe te shenohen si te pavlefshme. Ngaterresat me ngjyrat e kutive nuk jane parashikuar nga ligjvenesit gjate hartimit te Kodit Zgjedhor. Gjate negociatave per Kodin e ri Zgjedhor ne vitin 2009 askush nga juristet demokrate e socialiste nuk e mendoi se votuesit e Tiranes me 4 flete votimi ne dore mund te ngaterrojne kutite shumengjyreshe. Jo vetem kaq por dy vjet me pare askujt nuk i shkonte nder mend se rezultatet per zgjedhjet vendore ne Tirane do te ishin kaq te ngushta sa te vareshin nga nje dyzine votash.