Bora, shkakton probleme në veri të vendit

Disa fshatra rezultojnë të bllokuara në qarkun e Dibrës si pasojë e dëborës që ka rënë ditët e fundit. Probleme kryesisht po hasen në komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë dhe Zerqan. Ndërkohë vështirësitë më të mëdha po hasen në rrugët rurale.
Gjithashtu vështirësi nga rreshjet e dëborës ka edhe në disa zona në Tropojë ku bora në Qafë Mali arrin deri në 40 cm.
Reshjet e dëborës gjithashtu kanë shkaktuar probleme në qarkun e Kukësit ku mësohet se disa zona në këtë qark rezultojnë më probleme.