E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti maqedonas Ivanov takohet me Papandreun në Kopenhagen

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në samitin për ndryshimet klimatike në Kopenhagen është takaur me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se në takimin me Papandreun presidenti Ivanok ka përshëndetur vendosjen e dialogut mes dy vendeve, i cili duhet të kontribuojë për rritjen e besimit, për mirëkuptim më të mirë të udhëheqjeve politike.
Gjithashtu në këtë takim, presidenti Ivanov ka theksuar se problemi i Greqisë për emrin e Maqedonisë është si pasojë e kohërave të vjetra dhe paragjykimeve të vjetra. Ivanov ka shprehur bindjen se në frymën e unitetit evropian, stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, Greqia do ta tejkalojë pozicionin e bllokimit i cili u tregua se nuk jep rezultate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›