Operacioni i fshehjes

Kanë kaluar një javë qyshkur Isa Mustafa nuk ndodhet në Prishtinë, ndërsa zyrtarë të Komunës thonë se ai gjendet për vizitë zyrtare në Belgjikë, por pa sqaruar asnjë detaj të këtij udhëtimi.
Burime të Express, megjithatë, pohojnë se Isa Mustafa nuk ndodhet atje për vizitë zyrtare, por për shkaqe private.
Sipas tyre, ai është i sëmurë nga zemra dhe është operuar.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se duhet biseduar me Nënkryetarin e Komunës, Avdullah Hotin, në mënyrë që ai ta pyesë kryetarin, për t’ia dërguar agjendën e tij.
“Zakonisht vizitat e kryetarit mund të zgjasin tri apo katër ditë. Ndoshta kryetari ka punë, ose ndoshta edhe po pushon”, thotë Gashi për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...