E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (12 prill – 18 prill)

Dashi
21 mars- 20 prill

Hidhni jashtë pak energji për t’u marrë me disa aventura të radhës. Të hënën dhe të martën do të jeni një pionier i shumë sukseseve. Mos ngurroni të takoni njerëz të rinj. Dërgoni mesazhe të qarta tek ata që i dashuroni dhe mos u merrni shumë me thashetheme. Në fundjavë luftoni për të arritur qëllimet.

Demi
21 prill- 21 maj

Ngadalësoni ritmin e punës në fillim të javës! Do të shikoni se për disa punë nuk ja vlen që të nguteni. Në mesjavë do të mësoni një taktikë të mirë se si të përballeni me probleme. Do të keni disa probleme që nuk janë të natyrës tuaj në vikend por në disa raste duhet ta dëgjoni më shumë partnerin/ën.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Merrni iniciativa qysh në fillim të javës. Vetëm kështu do të arrini që të diskutoni më shumë për planet e reja që keni. Do të hasni në disa barriera në rrugë por me qetësi do të arrini që t’i përfundoni punët me kohë. Në anën tjetër mos e ndaloni vetën për t’u takuar me njerëz të rinj, pasi që mund të bini marrëzisht në dashuri.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Mos reagoni shumë qysh në fillim të javës. Do të përballeni me disa sfida emocionale të cilat do të zgjidhen nga intelekti i juaj. Nëse rrini të qetë dhe i merrni gjërat shtruar gjërat do të rregullohen. Do të gjeni kohë të mjaftueshme për t’u marr edhe me punë edhe me familje. Në vikend përpiquni që të jeni sa më i hapur sidomos me familje.

Luani
23 korrik- 22 gusht

A jeni të gatshëm që të mësoni diçka të re? Fillimi i javës do ju jep shumë mundësi për t’u lidhur me shumë njerëz për shkak të ideve brilante që keni, në mesjavë duhet që të fokusoheni në karrierën dhe reputacionin e juaj. Ndërkaq fundin e javës merruni me ndonjë aktivitet që ju kënaq shumë.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Me fillimin e javës do të hasni në disa propozime të pazakonshme. Por përdorni shpirtin e juaj punëtor për të fituar edhe më shumë eksperiencë ndërkaq edhe mundësi punësimi nëse udhëtoni. Të dielën mos e kaloni vetëm. Rrini sa më shumë me familje dhe bisedoni më të tjerët.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Duhet që të bëni kompromis me partnerin sidomos nëse jeni në lidhje. Kështu do të arrini për të gjetur baraspeshën e juaj dhe të arrini të fitoni edhe më shumë në punë dhe në aleancat e juaja edhe pse të tjerët po kërkojnë shumë nga ju. Përdorni, diplomacinë, entuziazmin për edhe intelektin për zgjidhje të problemeve.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Kujdes se mund të hasni në disa probleme në fillim të javës! Jeni përplot energji dhe iniciativa kështu që shfrytëzoni ato për të filluar me gjëra të reja. Keni pasione dhe institkte të cilat mund t’ju lejojnë të ecni papara. Duhet që të liroheni sa më shumë nga pasionet dhe të filloni të ecni përpara me hapa të sigurt.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Do të arrini të gjitha qëllimet qysh në fillim të javës. Nuk duhet ta mbani kreativitetin për vete por atë ta tregoni edhe për të tjerët. Këtë mund ta bëni shumë mirë sepse keni energji krijuese. Në fundjavë duhet të tregoheni sa më intelektual që mundeni dhe mos të hezitoni për iniciativa të reja.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Duhet që t’i rregulloni gjërat brenda javës. Në mes javë duhet të jeni më i qetë dhe të tregoni aftësitë e juaja. Në mesjavë duhet që të jeni më të relaksuar dhe të bisedoni sa më shumë më shokët, edhe më fëmijët . Por, nuk duhet ti merrni gjërat në mënyrë personale. Sepse kështu mund t’i acaroni gjërat!

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Java do të filloj me një shënim altruist për ju. Kështu do të gjeni mundësinë për t’ja arritur qëllimeve të juaja. Pse jo mund edhe të bisedoni për ndonjë gjë që ju e konsideroni më prioritet për ju. Ditëve të tjera, sidomos në vikend duhet që të ruani qetësinë dhe t’i zgjidhni disa probleme në punë.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Gjërat do të jenë paksa të mjegullta në fillim të javës. Por të vërtetën do ta mësoni në mesjavë pasi t’i sqaroni disa gjëra me kolegët e tjerë. Nuk duhet të dorëzoheni deri në fund, deri sa të konsideroni se ja keni arritur qëllimit. Çdo gjë do të ndryshoj në vikend ku do arrini qëllimet e juaja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›