E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacioni në Dobraç, gazetarja zbulon sa para u gjetën në kasafortën e Safet Bajrit

Gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka dhënë detaje mbi operacionin e policisë në Dobraç të Shkodrës ku është bërë kontroll në familjen e Bajrajve.

Daci tha se në banesën e Safet Bajrit u gjetën 20 mijë euro, të cilën ai ka pretenduar se janë të së bijës.

Ndërsa e pyetur nëse ka patur perosna të arrestuar gjatë këtij operacioni, Daci tha se ka patur vetëm shoqërime. Ndërkohë ajo theksoi se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara.

Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa, ky aksion është më shumë proceduarial.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: 1 milionë euro që ju gjetën familjes Raja, një tjeter operacion në Dobraç të Shkodrës në familjen Bajraj, makina të blinduar, çfarë mund të thoni për këtë operacion?

Daci: Duhet theksuar se SPAK ka një procedim të ndarë sa ju takon grupeve kriminale në Shkodër. Informacionet që kemi marrë ky operacion u duk sikur lidhej me masakrëne Dobraçit ku pak kohë më parë pati dy të vrarë. U Sekuestruan 20 mijë euro në banesën e Safet Bajrit, të cilat ai pretendon se janë të së bijës. Janë sekuestruar 5 mjete të blinduara, që duhet një tjetër hetim.

Borakaj: Armë?

Daci: Armë deri në këtë moment nuk ka një konfirmim. Kemi patur kontakte dhe me avokatët e familjes Bajri, nuk është konfirmuar në asnjë moment që janë gjetur sende të paligjshme.

Borakaj: Ka të shoqëruar?

Daci: Disa të shoqëruar, më pas janë lënë të lirë. Nuk ka perosna të arrestuar.

Borakaj: Fatjon si e sheh aksionin e sotëm?

Softa: Më shumë e shikoj proceduriale, pasi ngjarja e Dobraçit filloi nga prokuroria e Shkdorës, më pas i kaloi SPAK. Ky aksion u iniciua nga një prokurore që ndjek masakrëne  Dobraçit, por mund të ketë aptur edhe elementë të tjerë.

Borakaj: Duket e rezervuar SPAK?

Softa: Po është i rezervuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›