E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ibraj: Prokurorja po i heton për dy çështje Bajrajt

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur mbi operacionin e SPAK në Dobraç të Shkodrës ku u ushtruan kontrolle në banesat e fisit Bajraj.

Ibraj tha se prokurorja kishte nisur meë herët një hetim ndaj Bajrave që kishte lidhje me dosjen Metamorfoza.

“Jemi në një rast që prokurorja ka patur një procedim penal në dorë, para se të ndodhte masakra e Dobraçit. Unë mesoj se procedimi ka nisur për dosjen Metamorfoza. Pra prokurorja ka dy procedimet, atë që ka nisur vetë për çështjen Metamorfoza dhe  dyta për masakrën e Dobraçit. Prokurorja i ka bashkuar në një procedim të vetëm. Meqë jemi këtu prokurori nis mbledhjen e provave për të dyja çështjet. Në këtë rast prokurorja ka kërkuar që të bëjë kontrolle banese në këto familje. Provat e vetme që janë marrë janë dy telefona, 20 mijë euro, dhe një pjesë makiansh. Është mbledhur një provë e vogëel. Edhe në kontrollin e parë që ëhstë bërë në kontrollin e banesave të familjes Bajri, janë shoqëruar familjarë, por nuk është gjetur sende të paligjshme. SPAK është vënë në lëvizje për mbledhje provash. SPAK ëhstë treguar hermetik për shkak të hetimeve. Ne nuk e dimë se si e ka ndërtuar prokurorja çështjen, dhe mbase nuk do të japë informacion. Unë them se SPAK ëhstë brenda ligjit”, tha Ibraj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›