E Hënë, 2 Nëntor 2026

Avokati Ibraj ngre alarmin: Rreth 400 makina të blinduara qarkullojnë në vendin tonë, përdoren nga biznesmenë dhe persona me precedentë penal

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 dhjetor) në Shkodër dhe disa fshatra përreth.

Dhjetëra efektivë bastisën shtëpitë e personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.

Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa te tjerë qe pas atentatit te Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë te arrestuar.

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakaj tha se në vendin tonë qarkullojnë reth 400 makina të blinduara.

Z. Ibraj theksoi se këto automjete merren nga persona me precedent penal, biznesmenë apo edhe persona që kanë hakmarrje.

Ibraj: Është hera e dytë që bëjnë kontrolle. Në momentin që ndodhi vrasja janë bërë kontrolle në zonën e Dobracit dhe nuk janë gjetur asgjë të paligjshme. Rasti i mbrëmshëm është kërkesë e Prokurorisë Speciale dhe nga prokurori i çështjes. Në zonën e Shkodrës janë bërë kontrolle edhe në zona të tjera. Janë bllokuar 20 mijë euro në familjen e Safet Bajrajt. Çështja e makinave të blinduara është një problem, një çështje shqetësuese me vite. Mbi 300-400 makina të blinduara qarkullojnë në vendin tonë. Nuk është e lehtë të marrësh leje për një makinë të blinduar. Si duket, Drejtoria e Policisë ua ka lejuar. Është një leje e posaçme. Nuk është si mjetet tona të zakonshme. Ne kemi 300-400 makina të blinduara që qarkullojnë nga biznesmenë, persona me precedentë të mëparshëm penal apo edhe persona që i marrin për shkak se kanë hakmarrje. Në Dobraç, 5 makina të blinduara janë marrë nga policia, jo në familjen Bajra. Kemi pasur raste që makinat e blinduara përdoren për qëllime të ndryshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›