E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operatori Kombëtar i Ujit, Rama: Duhet krahasueshmëri me standardet e BE-së deri në 2030

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, gjatë një takimi me përfaqësues të linjës, krijimin e Operatorit Kombëtar për Prodhimin e Ujit.

Rama u shpreh se hyrja në Bashkimin Europian kërkon reformë të thellë.

“Ne jemi shumë të përkushtuar dhe kemi shumë pika të kuqe për tu kthyer në pika jeshile përsa i përket investimit dhe përfshirjes së çdo sektori në botën e re të teknologjisë, edhe tek uji është e njëjta dhe në fund fare dua të them që hyrja në Bashkimin Europian, kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë përsa i përket standardeve të Bashkimit Europian. Është plotësisht e mundshme, por kërkon reformë, kërkon masa, kërkon përgjegjshmëri në administrim”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është plotësisht e mundshme, por kërkon reforma, masa dhe përgjegjshmëri në administrim.

“Fatmirësisht, siç tregoi rasti i Vlorës, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, njerëz të zotë, njerëz të aftë këtu në qendër, që natyrisht, së bashku me njerëz të ditur, të zotë e të aftë në pika të ndryshme të territoreve, territori aktual faktikisht vjen nga eksperienca e të qenit drejtor në një territor në zonën e veriut, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit dhe pastaj me radhë, të shpërndarjes dhe të furnizimit.”, u shpreh Rama.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›