Operohen pacientët, sanohet problemi i ventilimit

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga dita e djeshme kanë vazhduar operacionet kardiokirurgjike. Po ashtu, menaxhmenti i QKUK, përmes punëtorëve teknik, ka bërë rregullimin e defektit në sistemin e ventilimit.
Dje, është operuar pacientja SH. E nga Peja me sëmundje ishemike të zemrës, ku është bërë bypas i zemrës. Operacioni ka shkuar mirë dhe pa komplikime, përderisa pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sot , ekipet mjekësore po vazhdojnë përgatitjet dhe pritet ta operojnë një paciente tjetër të moshës 39 vjeçare me probleme kardiokirurgjike.
QKUK, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po bëjnë përpjekje për funksionalizim të plotë të shërbimit të kardiokirurgjisë, përmes donacionit italian, në vlerë prej 1.8 milion euro, përmes së cilave është në procedurë blerja e aparaturave të reja, materialit shpenzues dhe projektet e bashkëpunimit ndërkombëtarë./Indeksonline/