E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opinionet e Jonës për banorët

15/04/10 19:51

Erioni është afruar pranë Jonës në sallon dhe kanë filluar të bisedojnë për dashurinë. Erioni e pyet se kur i ka thënë i dashuri i saj që e do dhe ajo i përgjigjet se ky moment ka ardhur natyrshëm, pas njëfarë kohë që ata kanë qënë të lidhur bashkë. Erioni çuditet për këtë fakt dhe Klodi pyet Erionin nëse ai e thotë këtë fjalë që para se të lidhet dhe Erioni përgjigjet se fjala të dua nuk ekziston në fjalorin e tij dhe nuk e ka thënë asnjëherë. Jona shprehet se është përgjegjësi e madhe ti thuash dikujt që e dashuron dhe duhet të jesh e sigurt para se ta përmendësh. Erioni e pyet se kur e kanë dhënë puthjen e parë dhe ku dhe Jona i përgjigjet. Ndërkohë që Erioni vazhdon ti bëjë pyetje Jonës, Tatiana i kthyen përgjigje për të dhe Erioni i thotë se ai nuk ka folur ende me Jonën dhe ato duhet ta lejojnë që ta bëjë këtë bisedë me të. Jetmiri shprehet se banorët po thonë se nuk e njohin shumë Jonën dhe e pyet se çfarë di ajo për ta. Jona i merr me radhë banorët dhe për Domin thotë se di që ajo është kreative, Tatiana e ngre shumë zërin, Erioni ka dëshirë të provokojë dhe të fusë hundët në në gjërat e të tjerëve, Klodi ka dëshirë që ti zgjojë banorët nga gjumi, Mandi është njeri shumë i mirë, Seldi i përjeton shumë situatat, Manal është dorështrënguar, Jetmiri është gjumash dhe i argumenton bisedat deri në pikë të fundit, dhe Kika ka qejf filma. Më pas ajo shprehet se me Domin ka shumë gjëra të përbashkëta dhe Seldi përgjigjet se mjafton të jenë të sinqerta ato që thotë. Domi kundërpërgjigjet dhe shprehet se sipas Seldit, Jona po gënjen dhe Seldi shprehet se nuk ka thënë këtë, madje ka pohuar krejt të kundërtën. Mes Seldit e Domit, zhvillohet një zënkë duke u kapur vetëm nga këto fjalë të thëna. Domi shprehet se nuk është e sigurt nëse e njeh Seldin dhe ai thotë se ndoshta ajo njeh më mirë ndonjë tjetër dhe jo personin që ka qënë e lidhur. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›