Gordon: T'i jepet fund ngrit politik

Në lidhje me Shqipërinë, ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Eura-Azisë, Filip Gordon, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të vendit.
"Megjithëse qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin,- tha Gordon,- e teksa shpresojme me force t’i jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, duhet ta theksoj se Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon. Ajo ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, ka ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Serbisë dhe Kosovës".
Në seancën dëgjimore, Gordon foli edhe per Kosoven, duke e cilesuar stabilitetin si nje nga sfidat kryesore te shtetit te ri, se bashku me perpjekjet per integrimin e pakices serbe.