Durrës, pranga 4 zyrtarëve të ALUIZNI-t

Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar pasditen e sotme 4 zyrtarë të ALUIZNI-t, nën akuzën e pjesëmarrjes në afera korruptive.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 4 zyrtarët akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Burimet saktësojnë më tej se emrat e të arrestuarve janë: Qamil Dyberi, Rexhep Kucana, Gjon Doci dhe Gentiana Gjipali.