Qafe-Bote hiqen kioskat ne dogane
SARANDE - Sherbimi policor dhe ai doganor ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes ndahet perfundimisht nga periudha e kioskave. Terminali i ri paraqet kushte dhe hapesira me komode dhe funksionale me te mira se ne anen tjeter te kufirit. Prej disa ditesh ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes u eshte thene perfundimisht lamtumira kioskave te dikurshme. Ne kete pike tashme realizohet kontrolli i dokumentacionit te personave mjeteve motorike dhe regjistrimi i tyre ne sistemin TIMS. Gjithashtu ne kete pike behet perpunimi i mallrave dhe zhdoganimi pa dashur te shkosh ne qytetin e Sarandes. Per shtetasit e dyshuar ne piken e kalimit kufitar te Qafe Botes jane krijuar mjediset e domosdoshme ku behet kontrolli i plote i tyre.