Oportuniteti i Ramiz Alise - Vleresime te historianit Michael Schmidt-Neke

DW Sot ka nderruar jete udheheqesi i fundit komunist Ramiz Alia nje nga personalitetet e rendesishme te Partise se Punes se Shqiperise presidenti i pare ne momentin e ktheses politike. I pare nga kendveshtrimi i sotem cfare vleresimi mund ti behet figures se tij cfare pershtypje ka lene ai qe ndodhej ne qender te ngjarjeve ne nje moment shume deciziv per Shqiperine
Schmidt-Neke Nga dita e sotme dita e vdekjes se Ramiz Alise eshte teper veshtire te besh nje bilanc te persosur te kesaj jete mjaft te nderlikuar. Ramiz Alia qysh nga vitet 50-te 60-te ka qene nje funksionar shume i rendesishem i sistemit komunist duke u bere trashegimtar i Enver Hoxhes pas vekjes se tij ne vitin 85 pra ai mban ne supet e tij pergjegjesite per te gjitha te metat dhe fajet e regjimit komunist per shkeljet e te drejtave te njeriut per izolimin e Shqiperise pas prishjes me Kinen ne vitet 70-te. Nga ana tjeter duhet marre parasysh se brenda kornizes se mundesive te tij ne vitet 80-te kur mbajti frenat e partise dhe te shtetit kishte nisur disa reforma sigurisht jo te mjaftueshme por te rendesishme ne fushat e ekonomise edhe ne fushen e politikes ne nje faze mjaft te nderlikuar kur ai ishte i detyruar te mbronte idene se socializmi ne Shqiperi ishte dicka e posacme e pakrahashueshme me regjimet e ashtuquajtura revizioniste sipas stilit te Bashkimit Sovjetik te Gjermanise Lindore. Megjithate gjithe bota e dinte se te metat e ketyre regjimeve gjenden edhe ne Shqiperi biles ne permasa te ekzagjeruara. Ne kete faze ne udheheqjen e Partise se Punes kishte nje lufte mes dy fraksioneve nje fraksion i moderuar reformist jo ne shkallen e Gorbacovit por ne favor te reformave te udhehequr nga vete Ramiz Alia kunder fraksionit tjeter konservator i cili nuk lejonte asnje lajthitje nga kursi i Enverit.
DW Po pas vdekjes se Enver Hoxhes shume priten qe Ramiz Alia do te sillte nje fryme liberale gje qe duke u nisur nga rrethanat nuk do te kishte qene as e pamundur dhe as e rrezikshme me sepse gjithe blloku i lindjes tashme po hapej por ai nuk e beri kete perse
Schmidt-Neke Ramiz Alia ishte sekretar i pare i Komitetit qendror te Partise por nuk ishte i plotfuqishem te bente si te donte.
DW Jeni i sigurte se ai do te donte pa rezerva por ti jepeshin mundesite
Schmidt-Neke Sigurisht ai nuk kishte idene te kapercente strukturat e sistemit komunist ta shnderronte Shqiperine ne nje vend liberal pluralist ky sigurisht nuk ishte qellimi i tij ne radhen e pare por ai kishte ne plan te nderronte disa tipare te regjimit per shembull ekonomine krejt te centralizuar krejt te shtetezuar pa asnje levizje per forcat private qe kishte pasoja shume te medha per furnizimin e popullit me ushqim me mish etj. Natyrisht qe nuk mund te besh gje pa u mbeshtetur ne forcat e ushtrise popullore e ne rradhe te pare ne forcat e ministrise se brendshme te policise e te sigurimit te shtetit. Ata forca ne kete kohe ishin ne doren e krahut tjeter konservator mund te thuhet rreth Nexhmije Hoxhes. Sigurisht qe ai kishte frike nga ndonje grusht shteti brenda udheheqjes se partise. Ramizi ne jeten e tij ishte njeri shume i shkathet dhe shume oportunist. Ne vitet shtatedhjete ai kishte nje simpati per nje liberalizim ne fushen e kultures por pas festivalit te kenges te viteve 72-73 erdhi nje ere shume e ftohte ne skenen kulturore te Shqiperise duke perfunduar ne nje spastrim politik i cili goditi njerez si Todi Lubonjen e Fadil Pacramin etj. Por megjithate Ramizi ishte si ngjale ai diti te ruante jo vetem koken jo vetem lirine por edhe poziten politike e cila per te kishte perparesi te pare dhe ne vitet 80-te ai nuk kishte ndermend te veteflijohej ne emer te te ashtuqujaturit liberalizem por ai vepronte sigurisht ne nje menyre shume oportuniste qe rezultoi ne vitin 90-te kur vala e ngjarjeve ne Evropen Lindore kapi edhe Shqiperine. Me hir e pahir u detyrua te lejonte plurarizmin.
DW A mund te konsiderohet me te drejte si merite e Ramiz Alise qe ndryshimet politike ne Shqiperi u bene ne menyre te bute pa gjakderdhje.
Schmidt-Neke Ne nje fare mase po por ne situata te tilla ka gjithmone dy pale. Asnje pale nuk kishte interes per gjakderdhje te madhe per nje lufte civile. shte edhe merita e udheheqjes se kesaj kohe edhe e popullit vete qe nuk kreu akte dhune ndaj njerezve por vetem kunder objekteve te regjimit kam parasysh rrezimin e permendores se Enverit ne shkurt 91. Pra cmimi per kete tranzicion ne momentin e pare ishte nje fare anarkie nje prishje e ekonomise por te pakten Shqiperia nuk perjetoi ne kete moment historik pervojen e Rumanise me luften civile te hapur lufta civile pastaj ka ardhur ne vitin 97 per kete Ramizi nuk kishte pergjegjesi.
DW Ramiz Alia dallonte ne paraqitje nga hardlajneret e tjere te Partise se Punes ne menyren e te folurit ne sjellje ishte kjo vetem dukje apo ishte me i thjeshte e me i bute se te tjeret
Schmidt-Neke Nuk jam i sigurt. Sigurisht Ramizi ishte nje karakter krejt tjeter po ta krahasosh me Mehmet Shehun per shembull qe ishte ushtarak i forte gjithe jeten. Ai ishte njeri me i civilizuar te themi. Ai nuk ishte i preokupuar nga idete e jetes ushtarake te forcave shtypese represive per mua ai eshte nje karakter shume enigmatik do te ishte shume interesant kur nje dite te shkruhej biografia e Ramizit por per sot ky moment nuk ka ardhur. Duhet te presim ca dekada qe te mos jete as propaganda as denigrimi i plote. Por eshte nje karakter sic thone shqiptaret ne dekadat e fundit shume poliedrik.
DW Ju si historian si e vleresoni zbardhjen e se kaluares komuniste ne Shqiperi
Schmidt-Neke Sigurisht ne cdo vend te Evropes Lindore zbardhjet kane boshlleqe kane mangesi dhe kane natyrisht edhe rreziqe. shte diskutuar shpeshhere a eshte e keshillueshme te hapen dosjet pa asnje rezerve ose ne menyre te kufizuar ose te mbyllen per te pakten nja dy breza. Sigurisht ne nje vend si Shqiperia me struktura shume te forta implikimi i te gjithe popullsise ne pergjimin e njeri-tjetrit do te linte shume plage te hapura kur vertetohet se cfare permase te popullsise kishte deshmuar kunder fqinjeve kunder familjareve kunder kolegeve pra une nuk shoh asnje recete te thjeshte per trajtimin e kesaj kohe por brezat e rinj te historianeve qe nuk jane rritur nuk jane edukuar nuk jane kualifikuar nen sistemin komunist por edhe nuk kane vuajtuar nga strukturat e sistemit komunist do te jene me te afte se brezi i sotem te shkruajne te verteten objektive ne se ka te verteta historike per historianet per kete epoke. Por duhet pritur.
Intervistoi Angjelina Verbica
Redaktoi E. Xhani
160