Fuqi e rrezikshme baruti ne Izrael - Shteti ka veshtiresi te kontrolloje kolonet radikale

Ne Izrael nuk mungojne paralajmerimet. Pas sulmit ndaj nje xhamie ne fshatin verior beduin Tuba Sangria ministri i Mbrojtjes Ehud Barak thote se dhuna e koloneve radikale hebrej po kthehet ne nje problem. Edhe pse Baraku perpiqet qe fajin te mos ua lere vetem koloneve. Ne te dyja palet vihet re nje potencial radikal. Kohet e fundit kemi mundur te shohim ne anen tone raste te tilla. Kjo eshte nje fuqi shume e rrezikshme baruti ne te dyja anet. Prandaj duhet te veprojme ne perputhje me rrethanat. Dhe kjo do te thote ne duhet te zbatojme ligjet ne kuader te shtetit te Izraelit.
Kolonet izraelite radikalizohen
Ketu puna e forcave te sigurise behet gjithnje e me e veshtire njofton sherbimi i brendshem izraelit. Gazeta ditore Haaretz shkruan se edhe ushtaret dhe policet jane prej kohesh ne fokus te radikaleve vecanerisht ne Bregun Perendimor te Jordanit te pushtuar nga Izraeli. Problemi me i madh eshte edhe mungesa e bashkepunimit thote ish-punonjesi i sherbimit te fshehte Menachem Landau Me shqeteson fakti se udheheqesit e levizjes se koloneve i denojne vazhdimisht veprat e tilla. Por denimi nuk eshte i mjaftushem. Ata duhet te punojne me forcat e sigurise sepse pa ndihmen e tyre edhe burimet e sherbimit te fshehte nuk kane asnje shans.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ehud Barak minister izraelit i Mbrojtjes
Shfajesim per sulmin
Shume kolone radikale kultivojne idene se levizja e tyre perndiqet nga sherbimi i fshehte izraelit dhe lihet pas dore nga shteti. Udheheqesi i koloneve Itamar Ben Gvir jeton ne Kiryat Arba ne afersi te Hebronit ne territor palestinez. Per te sulmi ne xhamine ne Izrael nuk ishte cudi. Ishte e parashikueshme. Sepse ne nje komunitet i cili vazhdimisht ndjehet i braktisur i fyer dhe i shkelur eshte vecse normale qe nga ky komunitet te dalin individe dhe te kryejne te tilla akte.
Akte si sulme kunder xhamive demtime te makinave palestineze prerje te ullinjve dhe marshime demonstrative ne fshatrat palestineze. Ato quhen hakmarrje si per shembull per gjuajtjen me gure te makinave izralite nga palestinezet. Te inkurajuar kolonet ndjehen nga ushtria izraelite. Si fuqi pushtuese ne Jordanin Perendimor ajo shkaterron puse dhe rezervuare uji te palestinezeve dhe shtepi per te cilat nuk ka leje ndertimi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Palestinezet te mbledhur rreth nje motorciklete te shkaterruar viktima te sulmit izraelit mbeten edhe tre palestineze
Nje i dyshuar ne paraburgim
Zedhenesi i policise Micky Rosenfeld thote se numri i sulmeve ndaj palestinezeve dhe prones se tyre ka pesuar rritje prej disa muajsh. Ne vitin e kaluar ka patur shume incidente ne Judea dhe Samaria pra ne Jordanin Perendimor. Policia ka ngritur nje njesi speciale qe merret me keto incidente te vecanta do me thene me sulmet ndaj automjeteve palestineze dhe per fat te keq edhe me disa deme ne xhamite ne Judea dhe Samaria.
Pas venies se zjarrit ne xhamine Tuba Sangria policia ka arrestuar disa te dyshuar. Se paku njeri nga te dyshuarit ndodhet aktualisht ne paraburgim.
Autor Torsten Teichmann/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi
160