E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca dhe opozita fajesojne njera- tjetren per vonesat e integrimit europian

Te dy krahet e politikes te djathtet ne pushtet dhe te majtet ne opozite prej javesh jane familjarizuar me nje pritmeri jo optimiste per 12 tetorin 2011 kur Komisioni Europian do te beje publike vleresimet per ecurine e Shqiperise ne procesin e integrimit europian. Nese mazhoranca dhe opozita jane ne nje mendje se Shqiperia serish do te mbetet ne klase ne provimin e Brukselit ato kane qendrime te skajshme ne analizen e shkaqeve per situaten e krijuar.

Shehu Sjellja e opozites bart nje psikologji revolucionare e anarkiste

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputeti Tritan Shehu

Per njerin prej eksponenteve te mazhorances deputeti Tritan Shehu ish minister i Jashtem gjerat nuk kane ecur mire ne 12 muajt e fundit ngase PS dhe opozita ne teresi nuk ka asnje kontribut ne realizmin e 12 prioriteve te integrimit te vendit ne BE. Shehu thote per DW-ne se opozita eshte bere pengese ne dy vitet e fundit me kushtet aburde qe vendos duke bllokuar dialogun per ndermarrjen e reformave te kerkuara.

Mendoj se opozita ka bere nje gabim te madh fatal per vendin por dhe per veten e saj per vizionin e saj. Duke bere ne kete menyre qe te ngadalesohet procesi i integrimit. Prej dy vjetesh qendrimi i opozites eshte absurd i kemi pare ne rruge duke i bllokuar ato padrejtesisht duke bere manifestime te dhunshme i kemi pare duke tentuar te demtojne imazhin e Shqiperise si ne rastin e pranimit ne NATO apo per liberalizimin e vizave ne zonen Schengen etj. Fatkeqesisht edhe kthimi i fundit ne parlament ngjan me ate te bojkotit te meparshem kur ne monentin e votimit te ligjeve dilte jashte kurse tani nuk del jashte por voton kunder dhe nuk merr pjese ne asnje votim ligji qe kerkon shumice te cilesuar te votave.

Sipas Tritan Shehut te PD-se rikthimi i opozites ne parlament nuk mund te prashikohet se si do te vijoje dhe se sa do ti vleje normalizmit te jetes parlamentare dhe miratimit te reformave.

Per mua qendrimet e PS-se jane te paparashikuara qendrimet e zotit Rama jane te paparashikuara. Ato bartin ne vetvete nje psikologji revolucionare anarkiste jobashkepunuese ndaj dhe une nuk mund te parashikoj se si do te shkojne gjerat. Shpresoj qe socialistet te shfrytezojne mandatin qe ju kane dhene votuesit ne sherbim te parlamentarizmit per ta kthyer luften politike nga rruga ne sallen e Kuvendit. Per te miratuar ligjet e kerkuara per te ctensionuar situaten ne vend. Forcat e moderuara ne PS duhet ta rrisin presionin ndaj lidershipit per ta bere kete force politike bashkepunuese per reformat kryesore thote per DW Tritan Shehu deputet i mazhorances se djathte.

Bushati Propozimi yne prej 10 pikave nxit bashkepunimin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputeti i opozites Ditmir Bushati.

Deputeti i opozites Ditmir Bushati njeri nga ekspertet kryesore te integrimit europian ne PS mendon se vleresimi i perseritur negativ per Shqiperine eshte nje kosto e pamerituar per qytetaret. Vleresimi jo pozitiv i Komisionit Evropian sipas tij ka patur nje sere arsyesh thelbesore per te cilat pergjegjesine e mban qeveria dhe mazhoranca e djathte.

Elementi i pare kritik ka te beje me zgjedhjet e fundit lokale te 8 majit te ketij viti. Sipas deklarates se perbashket te 19 korrikut te baroneshes Ashton dhe komisionerit Fyle zgjedhjet sidomos ato ne Tirane ishin jo te mira. Elementi i dyte kritik lidhet me faktin se perparesite e tjera qe kane te bejne me korrupsionin me administraten publike me krimin e organizuar me garatimin e te drejtes pronesore nuk jane adresuar ne menyren e duhur cka e penalizon Shqiperine ne fitimin e statusit te vendit kandidat per ne BE dhe fillimin e bisedimeve per anetaresim.

Bushati e pershkruan per DW-ne si negativiste sjelljen e mazhorances ndaj nje propozimi me 10 pika qe ka bere publike opozita ne funksion te bashkepunimit per realizmin e reformave. Ky propozim konkret para 12 tetorit ishte nje mundesi per marrjen e statusit te vendit kandidat sepse nxit bashkepunimin ne aspekte kryesore ne realizmin e reformes zgjedhore ne reformen parlamentare modernizmin e institucioneve kushtetutese per nje proces sa me objektiv per diskutimin e votimin e ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave ne parlament. Sepse ligjet qe kerkojne 3/5 e votave jane ato ligje qe bejne shtetndertimin dhe per kete na duhet qe te kete nje perputhje vizionesh.

Autor Arben Muka

Redaktoi Angjelina Verbica

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›