Opozita: Ka kaluar një javë që kur duhej kryer kontrolli tek Imami. Kjo është kërkesa e katërt që refuzohet
Opozita rikthen sërish në vëmendje mbikëqyrjen parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, duke bërë përgjegjës kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për zvarritjen që po i bëhet kërkesës së miratuar edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Në një intervistë për Vizion Plus, anëtari i këtij komisioni, Pirro Lutaj, shprehet se ka kaluar një jave që kur duhet të ishte kryer kontrolli në dikasterin e mbrojtjes, duke lëshuar kritika dhe në adresë të kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, e cila qëllimisht po pengon kërkesën për mbikëqyrje.
Lutaj është i drejtpërdrejtë kur pohon se Berisha dhe Imami janë përgjegjës për trafikim armësh dhe përgjimin jo vetëm të opozitës, por dhe të diplomateve të huaj.
Sipas Lutajt, është hera e katërt që socialistët në Komision kanë dërguar kërkesë në përputhje me ligjin në Ministrinë e Mbrojtjes kur sipas tij, është miratuar dhe plani i aktiviteteve siç vërtetojnë dokumentet. Tre kërkesat e para janë dërguar ne 6 qershor, 22 qershor dhe 10 korrik.