E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Plehrat projekt kriminal do zhbehet sapo te vijme ne pushtet

Kreu i opozites Edi Rama tha sot se vendimi i qeverise per te lejuar importin e plehrave ne Shqiperi eshte nje kercenim per vendin dhe vjen nga babezia.

Dua te theksoj ate qe u diskuta para pak ditesh per hapjen e vendimit per plehrat. Ky ka qene nje vendim kriminal i marre nga qeveria e meparshme eshte nje vendim kriminal i ndermarre nga qeveria e sotme me ndryshimin ne rast se heren e pare karakteri kriminal ishte dhe si rezultat i mosnjohjes per kercenimin qe bente per vendin nje vendim i tille sot eshte dhe rezultat i babezise se oborrit te qeverise. Dhe ky eshte faji i Sali Berishes.

Kreu i PS ky vendim do te zhbehet sapo PS te marre pushtetin.
Ne jo vetem do ta luftojme kete vendim por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise pasi ky eshte nje vendim si simbol e uzurpim i vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet me vote.


Berisha rikthen projektin e importimit te plehrave

Vendimi i qeverise per importimin e plehrave te BE ka shkaktuar reagim te menjehershem te shoqerise civile organizatave ne mbrojtje te mjedisit dhe opozites te cilat e shohin kete vendim shume te gabuar dhe ne dem te vendit tone. Nderkohe ministria e Mjedisit e cila ka qene dhe propozuese e ketij vendimi ka dhene sqarimet e saj duke u mbrojtur me arsyetimin se do te investohet ne industrine e riciklimit. Sipas zevendesministrit Taulant Bino vendimi i dy diteve me pare eshte per te mbajtur te gjalle per momentin industrine e riciklimit te mbetjeve por orientimi i tyre ne trajtimin e plehrave qe krijohen ne vend do te ndodhe atehere kur te krijohet mundesia e ndarjes se tyre sipas perberjes qelq leter plastikeetj.

Vendimi i qeverise eshte jotransparent dhe fsheh rreziqet per import te mbetjeve radioaktive. Ne vitin 2004 Fatos Nano firmosi nje marreveshje te ngjashme per importimin e plehrave nga Italia e cila u refuzua pas protestave te ashpra mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha sot firmoses

Shqiperia eshte nje vend importi gjithfaresh por pas vendimit te fundit te qeverise do te behet dhe nje vend i importit te plehrave. Ne vendimet e Keshillit te Ministrave marre ne mbledhjen e djeshme i eshte hapur rruga importit te plehrave nga jashte nje prej ceshtjeve me te debatuara ne opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton keshtu te beje realitet nje vendim te marre kohe me pare nga paraardhesi i tij ish-kryeministri Fatos Nano i cili nuk u zbatua per shkak te presionit te forte te shoqerise civile dhe protestave te ambjentalisteve ndaj ketij vendimi.

Me ane te nje vendimi te posacem te qeverise lejohet importimi i plehrave nga jashte edhe pse ne jemi nje vend qe sdime ku te cojme plehrat tona te cilat lihen ose digjen ne ambjent te hapur pa asnje plan perpunimi apo riciklimi. Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 4 te nenit 22 te ligjit nr.8934 date 5.9.2002 Per mbrojtjen e mjedisit te ndryshuar me propozimin e ministrit te Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Keshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi.

Me tej behet e qarfte se importi do te behet me lista te vecanta te llojeve te mbetjeve qe do te importohen duke u bazuar ne kodet dhe titujt e mbetjeve. Ne vendim theksohet se jo te gjitha mbetjet do te importohen duke perjashtuar nje indeks me ato mbetje qe cilesohen te rrezikshme. Ky vendim pritet te shkaktoje shume debate ne shoqerine civile dhe ne shoqatat e mbrojtjes se mjedisit. Per ironi do te jete pikerisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu qe do te ndjeke zbatimin e ketij vendimi i cili do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare.


Debati

Ne vitin 2004 nen drejtimin e Fatos Nanos u miratua nje marreveshje me kompanine italiane Albania beg per vendosjen e nje impianti plehrash ne Tirane dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia ne Shqiperi. Nje marreveshje qe shkaktoi shume reagime dhe protesta para kryeministrise. Marreveshja parashikonte imortimin e se paku 4.500 ton plehra nga Roma per ne Sharre te Tiranes dhe mareveshja ne ate kohe u formos nga tre ministra te qeverise shqiptare dhe pati dhe mbeshtetje politike nga perfaqesia diplomatike italiane ne Tirane. Debati mes qeverise dhe kundershtareve te ketij projekti zgjati disa muaj dhe si perfundim nuk u lejua.



29 organizata mjedisore kundershtojne projektin


..Ne 29 organizata mjedisore te mbledhura sot pasi u njohem nepermjet medias me
Vendimin e Qeverise Shqiptare per percaktimin e listes se mbetjeve te cilat
lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi dhe
shprehim me ane te kesaj deklarate kundershtimin tone te hapur per kete
vendim.
Pikerisht ne kete kohe kur Shqiperia eshte vendi me shkallen me te larte te
ndotjes mjedisore ne Europe kur ne shpresojme shume per nje permiresim te
shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per
menaxhimin e mbetjeve urbane shohim nje veprim te nxituar krejtesisht te
papranueshem te Keshillit te Ministrave qe i hap rrugen importimit te
mbetjeve urbane.

Shoqeria civile dhe organizatat mjedisore ne Shqiperi e kane thene fjalen e
tyre per importin e mbetjeve ne vitin 2004 duke kundershtuar me force dhe
anulluar vendimin e Qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve. Eshte e
pafalshme mungesa e transparences ne aprovimin e ketij vendimi ne kohen e
sotme.

Ne perfaqesues te OJFve mjedisore jemi kunder riciklimit te idese per
importin e mbetjeve dhe kerkojme anullimin e ketij vendimi te Qeverise. Ky
vendim nese nuk rivleresohet ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te
mbetjeve ende te pa miratuar jo vetem qe do te sjelle deme te medha
mjedisore por do te krijoje probleme te medha ne menaxhimin e duhur te
mbetjeve urbane dhe ne pergjithesi ne ekonomine shqiptare...



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›