E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Protesta kundër dhunimit të ligjit zgjedhor

Itali

Opozita italiane është zotuar dje që do të organizojë protesta kundër një dekreti të Kryeministrit Berluskoni, që ka për qëllim rivendosjen e kandidatëve të tij në fletët e votimit në dy zgjedhjet lokale. Sipas opozitës, dekreti i miratuar pas një mbledhjeje urgjente të qeverisë në orët e vona të së premtes është antidemokratik, sepse binte ndesh me ligjin elektoral. Qeveria që është përballur me largimin e disa politikanëve të saj nga listat zgjedhore, për shkak të parregullsive me kandidimet, tha se dekreti nuk e ndryshonte ligjin zgjedhor. Ndërkaq, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Berluskonit, Antonio di Pietro, tha se “kur kemi të bëjmë me një ‘grusht shteti’ duhet të reagojmë me të vetmen mënyrë të mundshme: kryengritjen popullore demokratike”. Demonstrata pritet që të organizohen në Romë e Milano.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›