E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Shendetesia aktuale i sherben qeverise se korruptuar

Programi PS mban tryezen per sistemin shendetesor dhe gjykaten administrative

Partia Socialiste ia kushtoi diten e djeshme dy ceshtjeve te mprehta ne vend sic eshte reforma ne sistemin e shendetesise dhe po keshtu nevoja per te ngritur ne vend nje gjykate administrative funksionale. Kreu i opozites Edi Rama i pranishem ne tryezen per shendetesine theksoi se sistemi shendetesor ne vend eshte i korruptuar dhe i sherben qeverise per te kenaqur interesat e ngushta te aleateve te saj. Nga ana tjeter ne tryezen per gjykaten administrative deputeti i kesaj partie Fatmir Xhafa theksoi se PS-ja po merr mendime nga grupet e interesit per sa i perket funksionimit te kesaj gjykate.

Shendetesia

Kreu i PS-se Edi Rama theksoi dje se qytetaret e vendit po vuajne nga papergjegjshmeria e qeverise per sa i perket sistemit shendetesor. Sipas tij ne thelb sistemi aktual eshte i padrejte duke mos perkrahur shtresat e varfra. Ne kete kuader Rama theksoi se PS-ja me ardhjen ne pushtet do te bente te mundur qe te heqe TVSH-ne nga sistemi shendetesor dhe te ktheje besimin e shqiptareve te shendetesia publike. Sherbimi shendetesor eshte nje e drejte e cdo qytetari. Politika jone bazohet ne parimin secili sipas mundesive dhe shteti per te gjithe theksoi Rama. Por sipas tij keto reforma nga qeveria nuk kryhen per shkak te faktit se Ministria e Shendetesise po funksionon si nje institucion qe legalizon korrupsionin. Ministria e Shendetesise sot eshte haptazi nje organizate partie ne sherbim te nje partie te koalicionit. Ministria prej kohesh ka qene pjese e pazareve te koalicionit si nje trofe e nje partie te vogel ku te gjitha parate e taksapaguesve per te mbajtur ne kembe sistemin e saj jane kthyer ne rroga per anetaret e partise deklaroi Rama. Sipas tij sot shqiptaret shkojne me ilace me vete ne spital.

Gjykata

PS-ja zhvilloi dje nje seance degjesash publike me specialiste e grupe interesi ne kuader te miratimit brenda ketij muaji te ligjit qe do te beje te mundur ngritjen e gjykatave administrative ne vend. Sipas deputetit Xhafaj per PS-ne nuk eshte i rendesishem miratimi i projektligjit por ndertimi i tij ne bashkepunim me grupet e interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›