Berisha dhe Rama replika me fraza nga bota shtazore
Kryeministri Berisha dhe kreu i opozites Edi Rama u perfshine diten e djeshme ne replika ne distance. E gjitha nisi pergjate nje mbledhjeje te drejtuar nga Berisha ne te cilen shpalli edhe perfundimin e gjendjes se jashtezakonshme ne vend si rezultat i reshjeve te bores. Gjate fjales se tij Berisha theksoi jo pa krenari se asnje nga krizat qe parashikoi opozita se do te ndodhnin per shkak te dimrit nuk ndodhen dhe se kjo duhet ta shtynte opoziten te korrigjonte qendrimet e saj. U paralajmeruan katastrofa te medha te trefishta dhe ju lutem te lexoni memorien e mediave tuaja njera do te ishte katastrofa e debores e dyta e energjise dhe e treta e permbytjeve. Fatmiresisht shqiptaret e kaluan kete dimer deri tani pa asnje katastrofe as te bores as te energjise apo te permbytjes. Ndaj uroj qe shoku ciu-ciu te nxjerre mesime se nuk ndertohen alternativat vetem mbi te keqen thekoi Berisha. Por ne lidhje me kete deklarate e menjehershme ishte pergjigjja e kreut te opozites Edi Rama permes rrjetit social Twitter. Sipas Rames ndryshimi mes ciu-ciut dhe ham-hamit eshte ndryshimi mes qytetarise dhe barbarise.