E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Athina te njohe gjenocidin ndaj cameve

Deklarata PDIU

Deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri reagoi dje ndaj qendrimit kundershtues te Ministrise se Jashtme greke per perfshirjen e perfaqesuesve te komunitetit cam ne qeveri. Nepermjet nje deklarate per mediat deputeti Tahiri theksoi se PDIU-ja nuk kerkonte qe marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise te mos ishin miqesore por vendi fqinj duhej te jepte prova se ishte miqesor ndaj te gjithe shqiptareve. Leksionet e Ministrise se Jashtme te Greqise shpresojne te vlejne per te dyja palet dhe te respektojne marredhenien e reciprocitetit. Marredhenie e mire eshte edhe te mos pengoni nje deputet te Parlamentit te Shqiperise te vizitoje pronat e veta dhe shtepine ku kane lindur te paret e vet ne ameri marredhenie e mire eshte te mos pengoni te moshuarit tane ne kufi per te vizituar shtepite e tyre te lindjes marredhenie e mire eshte te mos mbani me ne kembe ligje lufte dhe pengesa te tjera ligjore dhe administrative kunder nesh. Marredhenie e mire eshte edhe njohja e gjenocidit theksoi Tahiri. Sipas tij PDIU nuk ishte nje parti nacionaliste nga ato qe gjendeshin ne Parlamentin grek dhe per kete arsye ajo mund te ishte pjese e qeverise sic duhet respektuar edhe perfaqesimi politik i minoritetit grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›