E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita braktis Kuvendin 4 kushtet per tu kthyer

PS kerkon hetimin e zgjedhjeve zbardhjen e vrasjeve mosprishjen e Piramides dhe anulimin e votimit per Beqajn

TIRAN - Opozita ka braktisur dje Kuvendin dhe ka premtuar rikthimin ne jeten normale parlamentare vetem pas plotesimit te kater kerkesave te saj.


Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci ka kerkuar zbardhjen e vrasjeve te te zgjedhurve socialiste shpalljen te pavlefshem te votimit per mandatin e deputetit Ilir Beqja moszbatimin e vendimit per prishjen e Piramides si dhe hetimin e plote te zgjedhjeve te vitit te kaluar.


Pasi ka parashtruar keto kater kushte Ruci dhe e gjithe opozita jane larguar nga salla.


Por kryeministri Berisha beri te qarte se mazhoranca nuk terhiqet nga qendrimet e saj. Sipas tij forca qe drejton eshte e gatshme qe te pranoje te gjitha kerkesat e opozites por gjithmone pa shkelur ligjet e vendit.


Per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare kreu qeverise i beri thirrje opozites qe ti drejtohet Gjykates Kushtetuese ose Venecias.
Kreu i grupit Socialist Gramoz Ruci i parashtroi kryeministrit Berisha kater kushtet e opozites qe ajo te marre pjese ne parlament.


Qe ta kuptoni qe keto nuk jane shaka dhe demagogji e radhes zoti kryeminister dhe zoterinj te mazhorances ne pritje te kthimit te pergjigjes dhe te reflektimit tuaj per keto gjera kardinale per jeten politike dhe sociale te vendit nga ky moment opozita largohet derisa ju te jepni keto pergjigje e te beni keto reflektime qe une ju parashtrova - deklaroi Sekretari i Pergjithshem i PS-se.


Gjate fjales se tij ne Kuvend Ruci kerkoi prej mazhorances shqyrtimin e propozimeve te PS-se per zgjidhjen e krizes politike. Por per kreun e qeverise propozimet e opozites nuk jane te reja.


Sipas tij ato kane marre njehere pergjigje prej mazhorances. Rama shkruan se komisioni duhet te beje hetim te pakufizuar dhe une jam per hetim pa asnje kufizim une dua qe ky Parlament te ushtroje ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit te gjitha kompetencat qe ka dhe i meriton. Pranoj cdo vendim gjykate te Strasburgut te Gjykates Kushtetuese te te gjitha gjykatave te tjera te cilat do te marrin vendimin ne pavaresi te plote - theksoi Berisha.


Lidhur me mandatin e deputetit Beqja socialistet kerkuan shpalljen Nul te vendimit te nje jave me pare te kuvendit. Per Partine Socialiste mazhoranca nuk arriti votat e mjaftueshme ne Kuvend nderkohe qe e akuzojne se i ka mohuar voten nje deputeti te saj.


shtja me e debatueshme mes dy politikaneve me me eksperince ne parlamentin shqiptar ishte zbardhja e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe e ngjarjes se kater diteve me pare ku u vra Remzi Veselit kryekomunar ne Kukes. Jepni nje pergjigje per dy vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites.


Per Partine Socialiste vrasja e deputetit Ruci kerkoi prej strukturave shteterore zbardhjen e vrasjes se deputetit Xhindi dhe vrasjes e kater me pare te Remzi Veselit ne pragun e shtepise se tij ne Kukes I vrane te dy ne prag te shtepise te dy ne prag te zgjedhjeve te dy krime te pazbardhura ku i dyti dy dite ka nga nisja hetimet po i pari qe ka 16 muaj. I hetuan te gjitha pistat ekspertet tuaj dhe i perjashtuan te gjitha - tha Ruci.


Duke folur vetem para deputeteve te djathte pasi te majtet kishin braktisur sallen kryeministri Berisha garantoi se qeveria qe ai drejton dhe te gjitha agjencite kane bere dhe do te bejne te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te autoreve te ketyre akteve.


Kreu i qeverise hodhi poshte pretendimet e opozites se vrasja e deputetit Fatmir Xhindi apo e kryetarit te Komunes se Terthores kane pasur problem politik. Kjo nuk ju sherben kjo eshte abuzim njelloj si me Kosta Trebicken perdorja e te vdekurve per qellime politike eshte makabritet - u shpreh Berisha.


Kushtet e opozites


1. Shpallni NUL vendimin per mandatin e deputetit Beqaj.


2. Anuloni vendimin per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar dhe ndiqni procedurat kushtetuese parlamentare te mbeshtetur ne nje debat parlamentar. Me asistence dhe konkurse te eksperteve nderkombetare dhe te vendosim si nje parlament serioz per te.


3. Ktheni pergjigje per oferten e opozites per te bere reformen zgjedhore dhe per reformat e munguara pastaj.


4. Distancohuni per aktin e dhunshem ndaj deputetes se re Ermonela Felaj. Merrni masa per deputetin i cili ka kercenuar me jeten ne komision te ligjeve Saimir Tahirin.
Jepni nje pergjigje per dy vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites.


Berisha Ju qe doni Piramiden po mbroni kultin e Enverit. Ruci Ju doni te hiqni emrin e Pjeter Abnorit nga QNK

Parlamenti i ri perplaset PD-PS


TIRAN - Pas kundershtimit te opozites per ngritjen e parlamentit te ri ne vend te Piramides kryeministri Berisha akuzoi Partine Socialiste se po mbron kultin e diktatorit Hoxha. Po mbroni kultin e tij te mbrosh apologjine e tij do te thote te besh apologjine me krimet me monstruoze.


Mazoleu i Hitlerit ne qender te Tiranes qenka trashegimi e madhe per ju bijte e eterve te komunizmit por jo popullin shqiptar - tha Berisha sekretar partie ne komunizem dhe kryeminister ne demokraci.


Nderkohe kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci akuzoi mazhorancen se qellimi i shembjes se Piramides per te cilen jane dhene shuma te konsiderueshme per kthimin e saj ne Qender Kulturore eshte fshirja nga kujtesa e emrit te ish-kryeparlamentarit Pjeter Arbnori.


Ky institucion eshte qendra nderkombetare e kultures me emrin Pjeter Arbnori dhe opozita e respekton teresisht kete figure. Pse e vute kete emer dhe sot doni ta hiqni.


Po juve ju ngacmon ky emer se ju ben hije ndaj doni ta hiqni emrin e tij. A nuk e quajtet ju Mandela e Shqiperise dhe late te vdisnit rrugeve te Italise pa asnje ndihme. Prandaj zoti kryeminister ajo qe ju kerkojme si opozite eshte te anuloni vendimin - u shpreh Ruci.


Duke sjelle ne vemendje fondet e dhena nga Ministria e Kultures per rikonstruksionin e godines e cila dikur ka qene ish-muzeu i Enver Hoxhes deputetja socialiste Valentina Leskaj akuzoi qeverine se po shpenzon parate e taksapaguesve per luks te tepruar.


Investuat per nje Kuvend te ri ja ku e kemi tani doni te ri pop se e rindertuat kete pyet populli zonja Topalli. Por si mund te shpenzoni shuma mbi shuma parash te popullit per lukse te tepruara - theksoi deputetja socialiste e qarkut te Elbasanit.

Nderkohe edhe ne sallen e Kuvendit aktual jane investuar shuma marramendese parash. Vetem gjate dy viteve te fundit salla e Parlamentit eshte rikonstruar te pakten dy here. Behet fjale per rikonstruksion total dhe jo per ndryshime te vogla.


Parlamenti u rikonstruktua pas sherrit mes Jozefina Topallit dhe Ilir Metes ku u demtuan nje pjese e konsiderueshme e karrigeve dhe orendive te tjera. Nderkohe kete vere parlamenti iu nenshtrua nje rikonstruksioni total duke ndryshuar edhe formen.


Salla e re moderne ka nje paraqitje te mire dhe i ka ndryshuar totalisht formen parlamentit te vjeter. Nderkohe qe edhe per sistemin e votimit elektronik jane shpenzuar shuma te medha parash. Por plani i mazhorances eshte shkaterrimi i kuvendit te sapondertuar shkaterrimi i Piramides dhe ndertimi i nje Kuvendi te ri.

Deputetet e djathte refuzojne te mbajne nje minute heshtje per vrasjen e kryekomunarit ne Kukes


Gjoni Vrasja e Veselit eshte politike


Deputeti i PS-se Ilir Gjoni akuzoi strukturat policore per paaftesi nje zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Sipas tij ne strukturat e policise jane punesuar njerez te paafte te zgjedhur fale lidhjeve klienteliste.


Ai shpjegoi se edhe pse kane kaluar kater dite nga vrasja e Remzi Veselit policia nuk ka nje piste hetimi dhe asnje te dyshuar konkret. Vrasja e kryekomunarit opozitar ne Kukes dhe ajo e deputetit socialist Xhindi nje vit e gjysme me pare jane vrasje kryekeput politike.


Ministri pardje perjashtoi vetem pisten politike duke paracaktuar drejtimet hetimit. Kjo per ne eshte dj vu - tha Gjoni. Ne nderim te kreut te komunes Terthore deputeti i PS-se kerkoi nje minute heshtje. Por edhe kjo ngjarje nuk mund te shpetonte jashte politizimit.


Deputeti Tritan Shehu theksoi se mbajtja e heshtjes ne Parlament behet per personalitete te shquara. Shpreh keqardhje per vrasjen e Veselit por duhen komisione parlamentare te percaktojne kerkesa te vecanta si ne rastin e kryekomunarit - theksoi Shehu. Ndersa Ministri i Brendshem Lulzim Basha premtoi se ngjarja do te zbardhet shume shpejt dhe se cdo e re ne hetime do te vihet ne dispozicion te deputeteve te PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›