E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita braktis Kuvendin deshton miratimi i Gj. Administrative

Kuvendi i Shqiperise edhe kete here nuk arriti te miratoje ligjin per Gjykaten Administrative. Pas shume debatesh mes dy kampeve ne Kuvend opozita ka braktisur sallen duke mos votuar keshtu ligjin per Gjykaten Administrative i cili kerkon edhe votat e saj per tu miratuar.

Opozita gjithashtu ka paraqitur ne salle dy drafte qe sipas saj jane nje oferte politike e ndershme qe do te sillte konsensusin mes paleve dhe do ta bente kete te fundit qe te miratonte edhe ligjin per Gjykaten Administrative.

Ne fjalen e tij kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i ka kerkuar maxhorances qe te pranoje oferten e opozites oferte kjo qe sipas tij eshte ne interes te vendit. Ne prisnim pergjigje pozitive per te gjitha ofertat tona theksoi Ruci duke shtuar se opozita i jep kohe maxhorances qe te jape nje pergjigje pasi ti kete shqyrtuar me kujdes te dyja draftet.

Por i menjehershem ka qene edhe kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i cili theksoi se maxhoranca eshte e gatshme per dialog me opoziten por theksoi se nuk do te pranoje asnje kusht te vendosur nga kjo e fundit ne kundershim me ligjin dhe Kushtetuten e vendit.

Keshtu duket se ligji per Gjykaten Administrative mbetet ende pezull duke mos u miratuar edhe kete here nga Kuvendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›