E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Po na vjedhin mandatin me dhunë në mes të Tiranës

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sot në lidhje me mandatin e deputetes Rudina Seseri, duke thënë se Jozefina Topalli po e zvarrit qëllimisht zëvendësimin e saj. Sot ishte parashikuar që të mblidhej Këshilli i Mandateve, por kjo gjë, ashtu si tre muaj me radhë, që kur Seseri la mandatin, nuk ka ndodhur.

Sipas Braçes, kjo është një ngjarje e rëndë, pasi opozitës po i vidhet me zor një mandat, për shkak se Berisha dhe Topalli po bëjnë llogaritë e votave për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Të enjten kur kjo çështje plasi, Jozefina Topalli lajmëroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve e Rregullores do të mbahej sot. Sot nuk ndodhi. Kështu ka ndodhur dhe tre herë të tjera! Përtej procedures, ky është një skandal i madh. Është e kotë që flasim për zgjedhje të reja, të ndershme, të drejta e të barabarta, për lista elektronike, kontroll elektronik të kartave apo numërim elektronik! Këta po na vjedhin mandatin mu në mes të Tiranës, në Parlament dhe me dhunë. E kotë të flasim për reforma, mirëkuptim dhe consensus pa u kthyer mandate. Menjëherë. Që nesër, shprehet i irrituar deputeti socialist.

Sipas tij, Berisha dhe Topalli po e zvarrisn këtë mandat, me qëllim që ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas ta pezullojnë përkohësisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›