E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KE sot ne Tirane takon Topi e Berishen

TIRANE- Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy viziton sot Shqiperine. Kjo eshte vizita e pare Presidentit Van Rompuy ne Tirane qe kur mori detyren ne dhjetor te vitit 2009 por edhe pas vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave. Duke njoftuar viziten e tij Presidenti Van Rompuy u shpreh Vij ne Shqiperi e nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi evropian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Evropian. Presidenti Van Rompuy do te takohet me Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Vizita eshte pjese e nje turi me te gjere te Presidentit Van Rompuy ne Ballkanin Perendimor ne te cilin perfshihen edhe Mali i Zi ish-Republika Jugosllave e Maqedonise dhe Bosnja e Hercegovina. Projekti evropian gjithmone eshte udhehequr nga deshira per paqe dhe bashkim. Une besoj se ne shtepine evropiane ka vend per Ballkanin Perendimor. Le ta quajme kete destini evropian. Jam i sigurte qe nje dite ky destin evropian do te permbushet per te gjitha keto vende. Une do ti bej ftese Keshillit Evropian te reflektoje mbi kete ceshtje ne nje te ardhme te afert tha Presidenti Van Rompuy ne nje video mesazh para vizites se tij ne Shqiperi. Nderkohe te shtunen Shqiperine e viziton eurodeputetja sllovene Tanja Fajon. Eurodeputetja Fajon do te flase perpara nje auditori me studente dhe shoqerine civile. Ajo eshte nje mbeshtetese e fuqishme e procesit te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian. Ajo te prezantoje personalisht kete te shtune ne Tirane rolin e rendesishem qe procesi i liberalizimit te vizave ka per rajonin e Ballkanit Perendimor. Reporterja e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen eshte ftuar nga organizata Levizja Europiane Shqiptare.
s.g/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›