“Opozita e Bashkuar” nis nesër protestat në Durrës

“Opozita e Bashkuar” do të nisë nesër protestat në Durrës. Përfaqësuesi i “Opozitës së Bashkuar” Spartak Ngjela në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masiv në protestë pasi sipas tij kjo është e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë duke iu referuar sërish përmbytjeve në Shkodër, kreu i PLD-së Ngjela theksoi se sot në Shqipëri janë kthyer kënetat dhe se qeveria nuk ka para të dëmshpërblejë e prekur nga përmbytjet.
“Qeveria është përgjegjësja kryesore për përmbytjet në vend theksoi Ngjela duke shtuar se përmbytjet ndodhën si pasojë e keqqeverisjes.