Rama: Berisha po kërkon alibi për të mos zgjidhur krizën
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kryeministri berisha po kërkon alibi për të mos zgjidhur krizën politike në vend.
Duke iu referuar konferencës së kryetarëve ku të dyja palët nuk ranë dakort për futjen në axhendën e Kuvendit të komisionit hetimor, Rama theksoi se këto pengesa dhe alibi janë që procesi politik të tërhiqet zvarrë dhe pushteti të vazhdojë të plaçkisë vendin.