Opozita e Bashkuar vendos nisjen e protestave
Opozita e Bashkuar vendos kalimin drejt protestave ne mbare vendin. Nje dite pas Asamblese Kombetare te Partise Socialiste e cila miratoi planin e pershkallezimit politik aleatet e saj kane ratifikuar ne nje takim te posacem idene e saj per te zgjeruar aksionin opozitar edhe drejt rruges. Madje ne kete percaktim formalisht PS dhe aleatet e saj kane nje te drejte qe legjitimohet nga protestat e lindura se fundmi ne Dukat qe sherbehet si nje shembull domethenes i situates ne Shqiperi. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita. Opozita do te mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizjeje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine deklaroi ai pas takimit te Opozites se Bashkuar. Leximi i ketij paragrafi percjell idene se protesta eshte e pranishme ne pakenaqesine e njerezve dhe se per ta kanalizuar ate ne kerkesa konkrete politike kundershtaret e Sali Berishes mund te referojne edhe terminologji qe del pertej se majtes. Ne kete drejtim PS dhe aleatet e saj po shfaqen te vendosur per te ballafaquar me cdo mjet nje qeverisjeje e cila se fundmi refuzon edhe ofertat me minimaliste per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Keshtu pas Asamblese edhe partite e tjera kane pranuar reduktimin e ofertes per hetimin parlamentar te procesit te kaluar elektoral i cili parashikon heqjen dore nga kerkesa per keqyrjen e kutive te fleteve te votimit. Ne kemi vendosur qe te mbeshtesim mocionet e mosbesimit ne Parlament dhe pergjigjen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Kutite e tjera nuk i duam deklaroi Ngjela duke paralajmeruar se kerkesa per largimin e Sali Berishes do te gershetoje nismat parlamentare me ato te rruges. Doreheqja e PS nga kerkesa per rivleresimin e fleteve te votimit hap nje paranteze te atij qe po pervijohet si ballafaqim i forte politik ne prag te zgjedhjeve lokale. Ky perqendrim energjish po adreson nje vleresim thuajse te palekundshem te opozites te pergjegjesite e krizes aktuale te cilat ajo i sheh vetem te qenia ne pushtet e Kryeministrit Sali Berisha. Per kete arsye reduktimi i kerkesave te deritanishme si nje menyre per te detyruar largimin e tij permes dokumentimit te manipulimit sinjalizon se levizjet e rruges po zene vend ne analizen qe PS po i ben realitetit. Madje ndryshimi i qeverise mund te thuhet se mbetet garancia e vetme qe selia roze beson ne administrimin korrekt te zgjedhjeve te ardhshme. Nje deshmi per kete eshte edhe mbajtja ne rezerve e institucionit te Presidentit te Republikes per te cilin Ngjela eshte shprehur me tone pozitive teksa e ka vleresuar si institucionin e vetem te pahapur nga shumica. ...pas manipulimit te zgjedhjeve mos hapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjitha institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha me perjashtim te Presidentit te Republikes. Ne keto kushte ne vendosem ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejt qe te jete e mundur tha perfaqesuesi i opozites se Bashkuar.