E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj Jam optimist per gjetjen e vrasesit te kryekomunarit

Drejtori i pergjithshem i Policise interesohet edhe per ceshtjen Bleona

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka udhetuar dje ne Kukes ku ka zhvilluar takime intensive me efektivet e drejtorise se policise se qarkut me te cilet sic u shpreh ai ka diskutuar per ecurine e hetimeve te vrasjes se kryekomunarit si dhe per zhdukjen e vogelushes Bleona Mata.

Kam udhetuar ketu kryesisht per dy ceshtje te rendesishme sic jane vrasja e Remzi Veselit si dhe ceshtja e Bleones tha Burgaj duke shtuar se per te dyja keto ceshtje ishte optimist sa i takon ecurise se hetimeve.

Ai tha se ekipet e specialisteve po punojne per zbardhjen e vrasjes se Veselit por edhe per ceshtjen Bleona. Per te dyja keto ceshtje po punohet shume dhe tani per tani mund te them vetem kaq jam optimist per te dyja keto ceshtje tha drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit.

Ai dhe vartesit e tij po punojne intensivisht per zbardhjen e ketyre ngjarjeve. Por deri tani policia nuk ka dhene detaje te hetimeve lidhur me keto ceshtje duke lene pa asnje piste vrasjen e kryekomunarit dhe duke mos gjetur asnje gjurme per Bleonen.

Bleona Mata nga Zapodi tani shtate vjece humbi ne afersi te shtepise se saj ne pyllin e fshatit ne daten 22 maj te ketij viti dhe prej asaj dite nuk eshte gjetur asnje gjurme e saj.

Kryekomunari i Komunes se Terthores te Kukesit Remzi Veseli u ekzekutua nje muaj me pare me tri plumba ne koke ne deren e shtepise. Policia e Shtetit deri tani ka perjashtuar motivet politike si shkak te vrasjes se tij por nuk ka percaktuar asnje piste tjeter per kete ngjarje.

Megjithese te dyja dosjet hetimore duken te ngrira kreu i Policise se Shtetit Hysni Burgaj eshte optimist per zbardhjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›