E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e vendosur Te premten protesta homazh

Opozita do te zhvilloje te premten e kesaj jave protesten homazh te paralajmeruar prej saj ne nderim te viktimave te demonstrates qe ate dite mbush plot nje jave. Megjithese kampi tjeter deklaroi rishikimin e vendimit, tryeza e krereve te opozites pasditen e se martes la ne fuqi mbajtjen e protestes se heshtur ne bulevardin deshmoret e Kombit. Ky takim i krereve te opozites eshte paraprire nga takimi koke me koke, per me shume se nje ore mes ambasadorit te SHBA Aleksander Arvizu dhe kreut te opozites Edi Rama ne zyren e ketij te fundit ne bashkine e Tiranes.

Mesohet se ambasadori ka mbajtur ne kete takim te njejtin qendrim te deklaruar edhe publikisht se nuk eshte koha per protesta e demostrata, por kreu i opozites Edi Rama i ka garantuar se opozita do te zhvilloje proteste te qete dhe te heshtur ne nderim te demostruesve qe humben jeten ne demostraten e 21 janarit. Te njejtin qendrim paqesor dhe qytetar, mesohet te kete kerkuar kreu i opozites ne kete takim me diplomatin amerikan edhe nga pala tjeter.

Hetim i plote dhe i paanshem gjithashtu ka vene theksin kryetari i opozites mbi ngjarjet e 21 janarit ne takimin me Arvizu, takim i cili u pasua nga ajo me kreret e opozites ku ngjarjet e se premtes se shkuar dhe situate aktuale kane qene ne qender te bisedes se opozitareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›