Pese deshmitare ne Prokurori Na qelluan oficeret e Gardes
Lajmi behet i ditur nga Prokuroria e cila ka pohuar dje se ka mbledhur deri tani deklarimet e pese personave te cilet akuzojne nje gardist te vetem per te shtenat me arme qe sollen vdekjen e tre personave. Sipas ketyre deshmitareve gardisti qe ka qelluar me arme ndodhej brenda rrethimit te Kryeministrise i vendosur ne rreze te murit te godines ne nje
zgaver te tij te ngjashme me nje dritare. Gardisti ne fjale eshte kapur edhe nga kamerat dhe aparatet fotografike qe ndodheshin te pranishme gjate demonstrates para Kryeministrise. Ky gardist nga imazhet filmime duket se ka ne duar nje arme zjarri nderkohe qe ne koke mban nje skafander mbrojtese dhe ne trup ka nje jelek antiplumb. Per shkak se ai ndodhej i pozicionuar ne nje zgaver kamerat kane mundur ta kapin trupin e tij nga beli i siper. Mes deshmitareve qe akuzojne gardistet eshte shtetasi Hysni Peposhi gazetari Fatos Mahmutaj si dhe tre persona te tjere te pranishem gjate demonstrates. Deshmitari Hysni Peposhi i cili ne regjistrimet filmime shfaqet me nje pale rroba kafe xhup eshte personi qe ndodhej prane viktimes se pare te ngjarjes shtetasit Hekuran Deda dhe perpiqet ta mbaje ate pas renies pertoke i goditur nga nje plumb.
Zbardhet vrasja e viktimes se trete
I vrari i trete gjate demonstrates se 21 janarit para Kryeministrise ne Tirane ishte shtetasi Faik Myrtaj nga Fieri. Sipas hetimeve te Prokurorise vrasja e ketij personi ka ndodhur ne bulevard para Kullave Binjake ne zonen prane zyrave te Gjykates Kushtetuese. Vendi ku eshte vrare viktima e trete e demonstrates eshte zbuluar nga Prokuroria gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes. Gjaku i marre ne kete zone ka rezultuar te jete i shtetasit Faik Myrtaj i cili duket se eshte qelluar ne nje distance te konsiderueshme nga Kryeministria kur ndodhej ne anen tjeter te bulevardit. Myrtaj mesohet se ka qene ne krye te rrugices qe del nga zona e ish-Bllokut per ne bulevard e cila kalon mes Kullave Binjake dhe Gjykates Kushtetuese. Aty ne ditet e zakonshme qendron nje shites ambulant.
Nje plumb per dy persona
Sipas Prokurorise plumbi qe i ka marre jeten Hekuran Dodes personit qe shfaqet ne filmime teksa ben nje salto dhe rrezohet pertoke ka qene tejshpues. Pasi ka vrare kete person predha e armes mesohet se ka vazhduar levizjen duke goditur nje shtetas te dyte qe ndodhej ne bulevard prane Hekuran Dodes. Skema e kesaj ngjarje eshte zbardhur nga akt-ekspertimet mjeko-ligjore dhe balistike qe u jane bere gezhojave dhe predhave te cilat jane gjetur ne vendin e ngjarjes.