Opozita i kthen shpinën, Rama: Ma lehtësuat fjalimin, më mirë se fytyrat tuaja

Deputetët e Partisë Demokratike kthyen kurrizin gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltore.
“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Ma lehtësuat fjalimin, më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetari të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka”, tha Rama.