Përmbytjet në Delvinë, Ina Zhupa kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.
Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate.