Opozita i rikthehet bojkotit pas betimit për Kushtetutën
26/02/2010 Deputetët e PS-së qëndruan në sallën e Parlamentit vetëm një orë. I dorëzuan Topallit dy projektet
Ruçi kërkon hapjen e Ruzhdies si kusht për t’u tërhequr nga beteja. Berisha u kujton vendimin e Kolegjit Zgjedhor
Opozita parlamentare iu rikthye sërish bojkotit vetëm një orë pas kohës së hyrjes së saj në Kuvend. Pas betimit të deputetëve, kryetari i asamblesë parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi, prezantoi nismën më të re të socialistëve, atë të hapjes vetëm të një kutie votimi, atë të Ruzhdies. Refuzimi i kësaj kërkese nga Kryeministri Berisha ka sjellë largimin e deputetëve të majtë, të cilët janë ndier edhe të provokuar nga mazhoranca. Shefi i Qeverisë sqaroi se për këtë qendër ka një vendim të Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë që u ofroi kundërshtarëve politikë-garancitë për ushtrimin e të gjitha të drejtave si opozitë.
Ftesa e opozitës
Socialisti Ruçi ka deklaruar në fjalën e tij se prezenca e socialistëve në sallë kishte si qëllim zgjidhjen e konfliktit politik në të cilin është futur Parlamenti. Për këtë, ai i propozoi mazhorancës projektligjin për ngritjen e komisionit hetimor që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit dhe një projektligj tjetër, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet. “Ky Parlament ka një konflikt për të zgjidhur me popullin opozitar. Kemi ardhur t’i japin një shans këtij Parlamenti që të zgjidhë këtë konflikt me popullin, përpara se populli ta marrë vetë në dorë zgjidhjen e këtij konflikti. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin, por për të kërkuar të mos na pengoni të drejtën kushtetuese për të hetuar zgjedhjet. Nuk kemi ardhur të betohemi dhe të largohemi”, tha Ruçi. Kryetari i asamblesë parlamentare tha gjithashtu se arsyeja e kthimit në Parlament të opozitës është vullneti i votës së tyre të vjedhur. “E keni përdorur këtë faltore për të akuzuar opozitën, por mos e bëni të pamundur transparencën e zgjedhjeve, se do ta keni të pamundur për ta mbajtur pushtetin. Ose qeverisni duke lejuar transparencën, ose largohuni”, vijoi ai. Në fund të fjalës së tij, Ruçi prezantoi ofertën më të re të socialistëve për mazhorancën, si një mënyrë për të zbuluar të gjitha krimet zgjedhore që janë bërë më 28 qershor. “Propozoj në emër të PS-së: si socialistë na mjafton transparenca e kutisë së Ruzhdies për t’u tërhequr nga kjo betejë. Ta sjellim dhe ta hapim këtu. Nëse nuk vërtetohet kjo, unë jo vetëm do të kërkoj falje, por tërhiqem nga skena politike dhe shkoj në shtëpi”, përfundoi ai.
Përgjigjja
Në përgjigjen e tij ndaj socialistit Ruçi, shefi i Qeverisë, Berisha, përmendi fuqinë ligjore të institucioneve të gjyqësorit, si dhe precedentët e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për Ruzhdien, ai tha se për këtë çështje ka një vendim të Kolegjit Zgjedhor. “Sa për Ruzhdien, tre komisionerë morën vulën që në mëngjes dhe u larguan. Gjykata e Apelit nuk vendosi përsëritje zgjedhjesh. Nga Sali Berisha s’keni pasur dhe s’do keni asnjë akuzë”, tha Berisha. Në vijim të argumentit të tij, ai përmendi një vendim të Kushtetueses, sipas të cilit legjislativi nuk mund të hetojë autonominë e pushtetit vendor, sepse i cenon autonominë. “Më me rëndësi se pavarësia e pushtetit vendor është ajo e pushtetit gjyqësor. Pra, Kushtetuesja ndërhyri edhe te pushteti i ekzekutivit”, tha ai. Kreu i Qeverisë e garantoi opozitën për bashkëpunim, duke respektuar mbi të gjitha të drejtën për garantimin e mjeteve për realizimin e zgjedhjeve transparente. “Opozita nuk do të ketë vetëm veto, por do të jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral. Nëse dëshiron ta ndërrojë edhe sistemin, le të përdorim teknologjitë më të larta. Por besoj se është e domosdoshme që pozicionet të afrohen, të afrojmë perceptimin e realitetit”, tha Berisha.
Ora: 17:36 - Socialistë bëjnë betimin
Për herë të parë pas 6 muajve, seanca e radhës së Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me prezencën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e Partisë Socialiste kanë zënë karriget e tyre në sallën e Kuvendit, pas vendimit për të thyer bojkotin e nisur që pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi seancën e radhës me përshëndetjen për vendimin e PS-së për të hyrë në Parlament. “Do çel seancën duke përshëndetur përzemërsisht hyrjen e PS-së në Parlament”, u shpreh Topalli.
Gjatë një ore
Seancën e ka hapur kryetari i asamblesë parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi, për të prezantuar projektligjin për ngritjen e komisionit hetimor që përfshin hetimin e pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, një projektligj tjetër, i cili i jep të drejtën e hapjes së kutive çdo partie që kërkon hetim për zgjedhjet, si dhe ftesën më të fundit ndaj mazhorancës. Pas tij u përgjigj kreu i grupit parlamentar të PD-së, Patozi dhe Kryeministri Berisha, i cili kërkoi bashkëpunimin e opozitës.
Ora: 18 25 - Socialistët largohen
Përgjigjja e munguar nga Kryeministri, njëkohësisht kryetar i mazhorancës politike, për kërkesat e PS-së, ka nxitur largimin e deputetëve të kësaj të fundit nga salla e Kuvendit. Në këtë mënyrë deputetët e majtë kanë qëndruar në Parlament për gati një orë, pas gjashtë muajve braktisje, veprim të cilin e rimorën sërish dje. Momenti i largimit përkoi pikërisht me njoftimin nga Kryetarja e Kuvendit të vijimit të punimeve me rendin e ditës. Me hyrjen e djeshme në Parlament socialistët mundën të shpëtojnë mandatin e deputetit.
Të zgjedhurit e selisë rozë thyejnë bojkotin, por s’marrin pagën
Deputetët e PS-së sërish pa rroga
Ligji “Për statusin e deputetit” parashikon rastet e ndalesës
Deputetët e PS-së siguruan dje vijimësinë e mandatit të tyre edhe për 6 muaj të tjerë, por jo rrogat e tyre. Xhepave dhe portofolave të deputetëve të selisë rozë, që dje vijuan bojkotin, do t’u mungojë paga e deputetit plus shpërblimet për pjesëmarrjet në komision si drejtues i komisionit apo drejtues i grupit parlamentar, si dhe ndonjë dietë e mundshme për aktivitete parlamentare jashtë vendit. Kushtetuta u siguron atyre kushtet për ta fituar dhe humbur mandatin e deputetit me bërjen e betimit dhe pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit. “Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit”, thuhet në nenin 13, pika 3 e ligjit “Për statusin e deputetit”. Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu ai gëzon të drejtën e shpërblimit për pjesëmarrje në komisione, si drejtues i komisionit apo si drejtues i grupit parlamentar. Praktika parlamentare njeh të vetmin përjashtim: ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ka përfituar rrogë të plotë, pavarësisht mungesës së tij në komisione apo seanca.
Çfarë kërkon të hetojë PS:
- Çdo shkelje që lidhet me procesin zgjedhor në tërësi.
- Akuzat për presione për largim ose ulje në detyrë për shkaqe që lidhen me fushatën zgjedhore të punonjësve të administratës qendrore, lokale apo të çdo enti publik.
- Akuzat për proces të parregullt votimi në disa qendra konkrete votimi, pjesë të disa zonave të administrimit zgjedhor.
- Akuzat dhe pretendimet publike të ngritura nga partitë politike dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për moszbatim të legjislacionit,në lidhje me procesin e numërimit të votave dhe vlerësimin e tyre.
- Akuzat publike për përdorim të aseteve dhe administratës publike qendrore dhe lokale në favor të fushatës së forcave të caktuara politike.
- Dhëniet e lejeve të përkohshme për persona që janë të dënuar apo vuajnë masën e sigurisë arrest me burg.
- Hetim i administratës së KQZ-së në lidhje me dështimin dhe mangësitë në përdorimin e teknologjisë së monitorimit të procesit të numërimit të votave.
Gramoz Ruçi
“Propozoj në emër të PS-së se na mjafton transparenca e kutisë së Ruzhdies, për t’u tërhequr nga kjo betejë. Topi është në fushën tuaj z. Berisha. Ne jemi këtu për të pritur përgjigjen tuaj.”
Sali Berisha
“Më thatë, z. Ruçi, se ‘topi është në fushën tuaj’. Në fshatin tim s’kishte top, në fëmijëri time unë s’kam pasur top, por kisha kalë, dhe që nga ajo kohë unë kam mbetur kavalier.”
Astrit Patozi
“Linja jonë politike nuk është personale, as partiake, por kombëtare. Prandaj ne duam ta ndajmë me ju. Ne jemi krenarë për procesin zgjedhor më të mirë të zhvilluar ndonjëherë.”