E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Tur Dajës nga ushtarët e Aldo Bares dhe vjelja e gjobave

26/02/2010 Emrat e të pandehurve përmenden në sallën e gjyqit nga dëshmitarët

TIRANË- Eliminimet e kundërshtarëve dhe vënia e gjobave, të ndodhura në qytetin e Lushnjës vazhdojnë të rrëfehen në sallën e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Qemal Halit si një nga dëshmitarët rrëfeu historinë e Artur Dajës, një prej personave të vrarë nga Aldo Bare. Në dëshminë e tij ai tha se “Në vitin 1997-1998 kam jetuar në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Artur Dajës i kam marrë motrën për nuse djali. Përleshej me Aldo Baren. Një ditë isha duke shkuar te toka në arë kur më thirri Ben Boriçi dhe më kërkoi Tur Dajën. Nuk e dija ku ishte. “Po djalin ku e ke”,-më pyeti Beni. “Ka ikur në Greqi”, i thashë. Ai me tha që për tri ditë dua përgjigje se ku gjendet Tur Daja. Pas tri ditëve, vija sërish nga toka, kur para komisariatit të policisë më thirri Ben Boriçi. Ishte në një furgon të bardhë. Hapi derën dhe më tha, që nuk na dhe përgjigje. Ishte dhe Enver Dondollaku. Do ma qash djalin më tha? Nuk kisha ç’ti thosha u largova. Mbas disa kohësh po vija në klub, Naxhije Dajko, një grua e cila shiste cigare në rrugë më tha: Sot i është prerë koka Tur Dajës. E kanë ata të bandës në duar. Ishin mbledhur shumë njerëz. Ben Boriçi e Ilir Stërgu kishin kokën e Tur Dajës në duar. Ishin në qendër të Lushnjës dhe po shkonin në drejtim të Monumentit “Toka Jonë”. Vëllai i Baki Taullaut, Sajmir Taullau, ishte një tjetër dëshmitar që solli fakte të reja kundër të pandehurve. “Në vitin 1997 kam banuar në Lushnjë. Nga viti 1993 deri 1997 kam qenë në burg. Fill pas hapjes së burgjeve emigrova drejt Italisë. Të pandehurit i njoh të gjithë. Vëllait tim Baki Taullaut, i vunë gjobë Leonard Prifti, Enver Dondollaku e Ilitr Stergu. I bënin presion. I thoshin do më vrisnin mua nëse nuk u paguante gjobat. Herën e fundit i vunë një gjobë prej 500 mijë eurosh, për një tokë që Bakiu kishte blerë në Tiranë. I thoshin o letrat e tokës o gjobën. Në vitin 2005, ishte dimër, muaji janar ose shkurt. Erdhi Ilir Stergu dhe më kërkoi të pinim një kafe. Pranova dhe më vonë më tha të kërkon Enver Dondollaku, pasi do të bëjë një muhabet me ty. Shkuam te varrezat. Pas tyre ishte një tunel. Aty doli Leonard Prifti me pistoletë në dorë dhe më pyeti ku është Bakiu”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›