Opozita iraniane bën apel për më shumë liri në vend
Regjimi "duhet t'i drejtohet një shtypi të lirë, zgjedhjeve të lira dhe respektimit të të drejtave të popullit, por këtu ndodh krejtësisht e kundërta", deklaroi ish-kryetari i parlamentit Mehdi Karoubi, shndërruar në një ndër figurat kryesore të opozitës reformatore që prej zgjedhjeve të 12 qershorit të vitit 2009.
Regjimi "i mbyll gojën popullit, ndalon mediat, organizon zgjedhje si ato që kishim vitin e kaluar dhe mbush burgjet me të pafajshëm", theksoi ish-kryeministri, Mir Hossein Moussavi, gjatë një deklaratë të përbashkët për shtyp të publikuar sot në disa faqe interneti të opozitës me rastin e një vjetorit të rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmut Ahmadinexhat.