E Diel, 1 Nëntor 2026

Gyl: Mund të ndërpresim marrëdhëniet me Izraelin

Gyl paralajmëroi Izraelin se nëse nuk kërkon falje publike dhe nëse nuk pranon komision të pavarur ndërkombëtar për të hetuar ngjarjen, Ankaraja mund ti ndërpresë të gjitha lidhjet diplomatike me Tel Avivin.

Presidenti Gyl theksoi se “ është hera e parë në histori që shtetas turq sulmohen nga ushtria e një vendi në ujërat ndërkombëtare. As në kohën e Luftës së Ftohtë madje, Bashkimi Sovjetik nuk e ka bërë diçka të tillë”.

“Mbështjellja me harresë e këtij sulmi është një gabim i pafalshëm”, theksoi Gyl duke shtuar se Izraeli “nuk e ka kuptuar vlerën e miqësisë se Turqisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›