E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kërkon raportim të kreut të SHISH-it

Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga emërimi në krye të SHISH-it Visho Ajazi opozita ka kërkuar thirrjen e tij për raportim në komisionin e sigurisë.
 

Deputetët e PS-së hodhën dyshime mbi drejtuesin e ri të SHISH-it dhe kërkuan që ai të informojë mbi punën e deritanishme në këtë intitucion.
 

Duke marrë shkak nga replikat e ashpra të dy ditëve të fundit, socialistët kanë kërkuar hetim të akuzave të kryeministrit Berisha ndaj ish presidentit Bamir Topi, mbi vrasjen e gjyqtarit të Vlorës Skerdilaj Konomi.
 

Përfaqësi i FRD-së në komision Gazmend Oketa, i cilësoi deklaratat e pa mbështetura në prova qesharake
 

Në mbledhjen e parë për këtë sesion parlamentar, deputetët opozitar kanë kërkuar shpjegime pse nuk po lejohet kontrolli i komisionit të sigurisë në ministrinë e mbrojtjes lidhur me akuzat për trafik armësh e korrupsion.
 

Në komision është këkruar për të raportuar mbi situatën kriminale edhe ministri i bredshëm Flamur Noka.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›