E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, FRD krijon 20 departamente

Partia “Fryma e Re Demokratike” do të krijojë 20 departamente të reja të cilat do të angazhohen me përgatitjet e programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas përfaqësuesve të FRD-së në këto departamente do të marrin pjesë specialistët më të mirë të të gjitha fushave.
 

Gjithashtu FRD-ja premton se gjatë fushatës elektorale do të ketë konsultime më të gjera me qytetarët dhe me grupet e interesit.

Fryma e Re Demokratike është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill.

Në strukturat e kësaj force politike janë angazhuar emra të njohur të jetës politike, kryesisht personalitete që për vite me radhë janë angazhuar në Partinë Demokratike, si deputeti Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Besnik Mustafaj etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›