E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kosovare kërkon zgjedhje të parakohshme

Partitë opozitare në Kosovë janë skeptike se ndryshimet në kabinetin qeveritar do të sjellin ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit. Partitë opozitare thanë se zgjedhjet e parakohshme për pushtetin qendror janë rruga e vetme për përmirësimin e mënyrës së qeverisjes në vend.

Komentet e tyre pasuan ndryshimet në kabinetin qeverisës të publikuara mbrëmë nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i cili i cilësoi ato si rezultat të angazhimit të përbashkët të partnerëve të koalicionit qeverisës për, siç theksoi ai, forcimin e shtetit të Kosovës, thellimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat euro atlantike. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, shprehet skeptik se emërimet e reja, do të sjellin ndryshime pozitive në qeverisje. Ndryshimi që ka ndodhur në Qeverinë e Kosovës nuk do të sjellë diçka të re. Janë disa arsye që them kështu. E para është se shefi i Qeverisë, kryeministri, ka mbetur dhe nuk mund të ketë qeverisje të keqe, nëse kryeministri nuk është i tillë. Njerëzit, të cilët po duket se janë larguar nga Qeveria, kanë mundur të shfaqin ndonjë dozë të moskompetencës, por përfundimisht nuk kanë qenë ata që kanë qenë thelbi i korrupsionit, thotë Gjini. Për riformatizimin e Qeverisë është nisur të flitet që nga nëntori i vitit të kaluar. Tërë kjo kohë, sipas shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, ka shkaktuar një presion te qytetarët, ndërkaq i ka mbajtur nën tension ministrat. Ai quan kozmetike ndryshimet e publikuara të mërkurën nga kryeministri Thaçi. Ajo që mendoj unë është se do të duhej të ndryshonte mentaliteti qeverisës dhe koncepti i qeverisjes, sepse, nëse vazhdon ky mentalitet qeverisës, ndryshimet e brendshme janë të kota dhe mua më duken vetëm kozmetike. Pa një program të qartë qeverisës, pa vizion të qartë, pa objektiva të qarta të qeverisë, është e pamundur të shpresohet në zhvillime pozitive të Qeverisë në muajt në vijim, shprehet Makolli.

Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 20:10

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›