E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë dorëzon në Kuvend raportin vjetor

Rritja ekonomike është ngadalësuar ndërsa inflacioni është mbajtur brenda vlerave të parashikuara. Këto janë përfundimet e Bankës së Shqipërisë për vitin 2009 të pasqyruara në raportin vjetor, i cili është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky raport pritet të miratohet nga

kuvendi pas paraqitjes së tij në Komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar. Sipas tij borxhi publik rezulton të jetë rritur gjatë muajve të fundit. Për këtë rritje, ai ka sjellë një sërë arsyesh që kanë të bëjnë me rritjen e shpenzimeve dhe atë të huamarrjes. Rritja e shpenzimeve, zgjerimi i deficiteve dhe rritja e huamarrjes dhanë ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendit. Treguesit e shitjeve, treguesit ekonomik dhe monetar tregojnë frenim të aktivitetit ekonomik, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai theksoi se në tregun e kredive, mbizotëron kredia në lekë dhe se sistemi bankar duhet të jetë larg pamës. Fullani shtoi se duhet të lehtësohen kushtet e kredimarrjes. Guvernatori Fullani ka bërë një panoramë të situatës ekonomike duke sqaruar se ka përmirësim në treguesit monetarë për tre muajt e 2010, ndërsa në lidhje me kreditimin kreu i BSH ka deklaruar se kushtet e kreditimit janë shtrënguar. Treguesit monetarë janë përmirësuar në 3 muajt e 2010. Ndërsa kushtet e kreditimit janë shtrënguar. Përgjithësisht mbizotëron kredia në lekë deklaroi kreu i BSH.

Last Updated on E Enjte, 01 Prill 2010 19:21

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›