E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita kritika buxhetit 2010

Projektbuxheti i vitit te ardhshem ka perplasur ne Komisionin e Ekonomise ministrin e Financave dhe deputetet e opozites.

Deputetja Mimi Kodheli tha se drafti i qeverise eshte jo real dhe minon stabilitetin stabilitetin ekonomik te vendit.

Nese marrim per baze udhezimet e FMN-se deficiti buxhetor per 2011 nuk do te ishte 3.5 perqind e GDP-se por 5.5 perqind dhe ky do te ishte nje problem shume i madh per ekonomine tha Kodheli.

Nderkohe ministri Ridvan Bode theksoi se rritja ekonomike do te pershpejtohet per shkak te permiresimit te llogarise korrente dhe burimeve te tjera.

Pika tjeter e nxehte e debatit ishte ajo e deficitit dhe borxhit publik i cili edhe per vitin e ardhshem mbetet ne 59 per qind e PBB-se edhe pse qeveria eshte zotuar ta ule ate ne 54 per qind ne fund te 2013.

Ke problemin e deficitit 3.5. Te eshte kerkuar te eshte imponuar dhe nuk ke arritur te bindesh kryeministrin tend qe duhet te ishte me i ulet tha ish-ministri i Financave Arben Malaj.

Dy ministrat e fundit te Financave kane mendime te kunderta edhe per shperndarjen e fondeve publike

Mendoni se vetem me rruge do ta ushqeni rritjen ekonomike Mbeshtetja per arsimin po shkon ne te njejtin nivel me 2005 e njejta gje edhe per shendetesine dhe per bujqesine tha Malaj.

Ministri Bode u pergjigj se eshte e vertete qe ka cedence por kjo eshte bere per shkak te rritjes se qenesishme te Fondit te Zhvillimit te Rajonit dhe te rritjes se investimeve publike.

Per vitin e ardhshem qeveria planifikon qe te shpenzoje 409 miliarde leke permes buxhetit me nje rritje prej 10 per qind krahasuar me kete vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›