E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha Fletepalosje ne cdo familje per rregullat

Berisha e ka pare kete proces edhe ne kendveshtrimin personal duke theksuar se mosmbajtja e premtimit per heqjen e vizave do te ishte per te fatalitet.

Natyrisht per mua dhe karrieren time politike mosmbajtja e ketij premtimi do te perbente fatalitet tha Berisha. Punuam per permbushjen e 120 kritereve per heqjen e vizave. Per shqiptaret ky ishte procesi me i veshtire dhe natyrisht edhe vendimi per i rendesishem per ta. Dua te shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Evropian komisioneres Malstron PE-se reporteres per Shqiperine etj per vendimin e tyre historik per ti dhene lirine e levizjes qytetareve me te izoluar ne historine e Evropes theksoi Berisha.

Une sot do tu nis nje leter te gjithe kryeministrave kryetareve te shteteve te zones se Shengenit ne te cilat sigurisht do te shpreh krahas mirenjohjes me te thelle edhe garancine e plote dhe totale te kesaj qeverie per dy gjera e para ai proces qe beri te mundur kete vendim do te njohe avancim dhe konsolidim te metejshem e dyta autoritet e ketij vendi qendrojne duke shprehur besimin me te madh se qytetaret shqiptare kete besim te madh qe iu dha atyre do ta trajtojne me dinjitetin me te madh duke respektuar me perpikerine me te plote rregullat e percaktuara u shpreh kryeministri.

Berisha ka porositur ministrat e tij qe te marrin masa per periudhen pas hyrjes ne fuqi te vendimit diku nga 15 dhjetori. Ne kete kontekst kryeministri tha se fletepalosje per kushtet e udhetimit duhet te shperndahen ne te gjitha familjet shqiptare.

Ate duhet tua postojme 800 mije apo 1 milion familjeve shqiptare sa jane letren informuese qe te sqarojme se cpermban ky proces. Edhe nje here jetojme ne nje bote demokratike dhe nuk duhet ne asnje rrethane qe te krijohet ne qytete te ndryshme ku shqiptaret do te shkojne qe te mos krijojne probleme. Une kam bindjen se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi po keshtu ato do te surprizohen kur te faktohet se shqiptaret do te jene me korrekt tha Berisha.

Gjate fjales se tij Berisha foli edhe per raportin e Komisionit Evropian mbi statusin e vendit kandidat duke theksuar se qeveria do te ndermarre te gjitha reformat e duhura per te permbushur kushtet e kerkuara.

Eshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat. Procesi i integrimit eshte vetem bazuar mbi meritat. Raporti eshte voluminoz. Me z. Pier Mirel duke i shprehur konsideratat eshte rene dakord qe pasaktesite qe mund te permbajne ose verejtjet qe mund te jene te pa sakta 4 deri ne 5 jave do tia percjellin komisionit ne menyre te detajuar. Me KE-ne kemi raport teresisht transparent theksoi shefi i qeverise.

/Saimir Lleshi/Start/

2010-11-10 1114

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›