E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kritikon sulmin ne Kundus

Sipas pikepamjes se opozites ne parlamentin gjerman ky aksion ushtarak ka shkelur te drejten nderkombetare. Ne kete perfundim kane ardhur socialdemokratet Te majtet dhe Te gjelberit ne nje raport perfundimtar. Nje vit e gjysme ka punuar komisioni hetimor i parlamentit i cili ka marre ne pyetje 40 deshmitare per te sqaruar a ka qene sulmi i drejte dhe cfare roli ka luajtur politika.

Hedhja e bombes mbi cisternen e rrembyer ka qene e gabuar si politikisht ashtu edhe nga pikepamja strategjike kritikon eksperti socialdemokrat per ceshtjet e mbrojtjes Rainer Arnold. Edhe nga pikepamja ligjore ai mund te jete i diskutueshem Rregullat e Nato-s nuk jane zbatuar. Nese keto rregulla nuk do te ishin shkelur atehere nuk do te kishte patur bombardim sepse komandanti nuk do te kishte patur legjitimitetin per te dhene urdherin e bombardimit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti socialdemokrat per ceshtjet e mbrojtjes Rainer Arnold.

Urdheri per kete aksion te kryer me 4 shtator 2009 e pati dhene koloneli gjerman Georg Klein. Prej bombardimit humben jeten 142 vete. Numri i viktimave ka mbetur ende i diskutueshem. Aleanca Veriatlantike qeveria afgane dhe qeveria gjermane kane ardhur ne perfundime te ndryshme per numrin e viktimave. Megjithate kerkush nuk e diskuton qe mes viktimave ka patur edhe femije qe kane humbur jeten.

Megjithese pak kohe pas zhvillimit te aksionit ushtarak ka patur njoftime per numrin e civileve te vrare dhe dyshime per menyren e veprimit te komandantit gjerman ministri i atehershem gjerman i Mbrojtjes Franz-Josef Jung e justifikoi bombardimin. Edhe pasardhesi i tij Karl -Theodor zu Guttenberg mbeti tek keto vleresime ne fillim per me vone e korrigjoi veten. Vleresimin se bombardimi ka qene i papershtatshem zu Guttenberg e argumentoi me marrjen e informacioneve qe nuk i zoteronte me pare. Inspektori i Pergjithshem i ushtrise Schneiderhan humbi postin po ashtu si Sekretari i shtetit ne ministrine e Mbrojtjes Peter Wichert.

Nderkohe edhe ministri e kahumbur postin megjithese jo per shkak te aferes se Kundusit. Megjithate opozita e pati kritikuar edhe ate gjate kohes qe ndodhej ne post se me shkarkimin e bashkepunetoreve te larte ka dashur te terheqe vemendjen nga gabimet e veta. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish ministri i Mbrojtjes zu Guttenberg para komisionit hetimor

Socialdemokratet kritikojne edhe kancelaren. Pas aksionit ushtarak ne Kundus ajo duhet te perdorte kompetencat e saj si kryetare e qeverise. Sqarimi i bombardimeve te cilin ajo e premtoi nuk ndodhi kurre thote eksperti socialdemokrat Arnold

Per kete aksion ne Afganistan duhet te pergjigjet maja e politikes dhe per te duhet komunikuar ne menyren perkatese. Ne do te donim qe zonja Merkel te kishte nje mendim te vetin per kete bombardim. Nuk mjafton te thuash se ekzistojne mendime te ndryshme. Ajo mund te jape vetem nje pikepamje ate te kancelares.

AutorMarcel Fuumlrstenau /Aida Cama

Redaktoi EsatAhmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›