E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufi vdekjeprures- Kujtohen viktimat e Murit te Berlinit

Gjalleri e madhe ne uren Sandkrugbruumlcke te Berlinit. Mijera makina kalojne ne kete ure mbi kanalin e lundrueshem Berlin - Spandau. Nje krah artificial i lumit Spree ne sfond duket stacioni i ri i trenit. Ketu ka qene pika kalimtare e kufirit ne Rrugen Invalidenstraszlige. Disa qindra metra larg kesaj pike humbi jeten me 24 gusht 1961 24 vjecari Guumlnter Litfin nga lagjia Weiszligensee e Berlinit lindor.

Nje gur perkujtimor qe nuk bie ne sy kujton fatin ete riut qe ishte viktima e pare e marre ne shenjester nga ushtaret qe ruanin murin. 14 dite me pare pushtetmbajtesit e RDGJ kishin filluar te rrethonin Berlinin perendimor. Punimet per ndertimin e tij u bene me ndergjegjen e larte gjermane

Nje kronist fliste ne ate kohe ne radioTelat me gjemba te shtruara mbi rruget nuk mjaftojne me. Ne anen lindore te rruges pergjate Rruges Bernauer ndodhen kamionet me vinca qe vendosin pllakat e betonit. Natyrisht e gjithe kjo pune vezhgohet nga prezence e madhe policore. Policia populloreka vene helmetat ne koke dhe ka hequr siguresat nga pistoletat... Bildunterschrift Festimet per renien e Murit te Berlinit

Plumbat e nje pistolete te tille vrane Guumlnter Litfin kur u perpoq te arrinte bregun perendimor. Edhe nga propaganda e RDGJ ishte bere e qarte se ushtaret e kufirit do te qellonin mbi ata qe do te perpiqeshin te arratiseshin.

Me 17 qershor 1953 RDGJ kishte shtypur me ndihmen sovjetike kryengritjen popullore. Regjimit nuk iu nda frika per shperthimin e nje revolte tjeter. Pasoje e kesaj frike ishte ndertimi i murit. Qindra mijera vete ishin larguar me pare ne drejtim te perendimit. Kur me 13 gusht 1961 u mbyll kufiri situata u shkallezua

Folesi i radios Pas nje kembimi zjarri midis policise se Berlinit perendimor dhe policise popullore dje ne mbremje u vra tek Muri edhe nje viktime tjeter. Nje refugjat qe iu dorezua zjarrfikeseve te Berlinit perendimor nuk arriti te hidhej ne batanijen qe ata kishin hapur per te. Ai mbeti i vdekur ne vend. Bildunterschrift Muri i Berlinit

Nje deshmitar okular tregon Pra ora ishte rreth 2000. Ketu ne rrugen Bernauer Straszlige shtepia numer 44 lart ne cati ndodheshin tre refugjate. Ata kishin hipur larte. Dhe njerezit kalimtaret therrisnin nga poshte Zbrisni ketu Kur ata ndodheshin lart erdhi policia popullore. Nga ana perendimore iu be thirrje zjarrfikeseve. Kur erdhen zjarrfikset hapen nje batanije shpejt e shpejt. Njeri prej atyre qe vinte nga lindja u hodh nga catia por kemba e majte i ngeci keshtu qe nuk u hodh dot mbi batanijen e hapur por kater metra me tutje ne trotuarin e perendimit.

Rruga Bernauer Straszlige u be ne gjithe boten simbol i mizorise se RDGJ-se. Sot ketu ndodhen disa mbetje te murit dhe nje qender historike ku jane dokumentuar arratisjet e shumta ato te suksesshmet dhe ato te deshtuara.

Muajt e pare pas ndertimit te murit shume vete arriten te shkonin ne perendim nepermjet nje tuneli te fshehur. Senati i Berlinit perendimor perpiqej te ndikonte mbi lindjen nepermjet fuqise te fjaleveKetu flet Studio me tela me gjemba ketu fet Studio me tela me gjemba.

Lufta ne ajer zhvillohej direkt tek Muri i Berlinit. Zeri i kryetarit te Bashkise Willy Brandt degjohej deri ne thellesi te Berlinit lindor Mos lejoni tju bejne lecka Tregoni sjellje njerezore. Kudo ku te jete e mundur Por kryesore eshte te mos qelloni mbi bashkatdhetaret Te gjithe do te gjykohen nje dite per sjelljen e sotme. Bildunterschrift Muri i Berlinit u ndertua 50 vjet me pare

Profecia e Willy Brandt u permbush mbas renies se Murit megjithese jo ashtu sic e prisnin viktimat e shumta dhe te afermit e tyre. Ne proceset e Murit pati shume ushtare te kufirit qe dolen ne banken e te akuzuarve por shumica e tyre u lirua me kusht. Edhe ai qe ne shkurt 1989 pati qelluar mbi 20 vjecarin Chris Gueffroy. Ai ishte viktima e fundit qe u vra shtate muaj para renies se Murit. Emri i tij eshte shkruar po ashtu si emri i Guumlnter Litfin-it ne kryqet e bardha te vendosura ne breg te Lumit Spree direkt krah nderteses se parlamentit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varri i Chris Gueffroy vrare me 1989

AutorMarcel Fuumlrstenau /Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›