Opozita, kunder tapive per te paligjshmit
Deputetet e opozites kane qene parimisht dakord me projektligjit per “Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore”. Por, ajo cka kundershtojne te majtet eshte neni 9 i ligjit, i cili u jep mundesine dhe atyre qe rezulton se titullin e pronesise e kane marre ne menyre te paligjshme, qe ta perfitojne ate ne rast se per token e zene nuk ka konflikt. Per kete pike, deputetet e opozites kane kerkuar ne komisionet parlamentare riformulim te nenit, ne kembim te votes se tyre ne seance plenare. Sipas socialisteve, titulli i pronesise le t’ju lihet dhe atyre qe e kane marre padrejtesisht, me kushtin e vetem, qe ata ta blejne token me cmimet e tregut dhe per ate toke te mos kete konflikte.